Vdes ne aksident pune nje shqiptar
Nje emigrant shqiptar ka humbur tragjikisht jeten, pasi pesoi incident gjate punes. Ngjarja ndodhi dje ne lokalitetin Mandra Atikis, ne fabriken e cimentos “Titan” ne qytezen Elefsine. Burimet policore thane se Ladi Mustafa, 42 vjec, emigrant i rregullt nga Shqiperia, humbi jeten, pasi nje kamion me cimento e perfshiu nen vete, ndersa bente ngarkim te mallit. Viktima nderroi jete pak ore me pas, me gjithe perpjekjen e kolegeve per t’i dhene ndihmen e pare. I ndjeri ishte baba i dy femijeve dhe perpiqej te siguronte jetesen e familjes se tij ne vendin fqinje.
Ne te njejtin vend, edhe dy punetore te tjere kishin gjetur vdekjen majin e vitit 2006, serish ne incident gjate punes. Ne lidhje me incidentin e djeshem, qe ishte i perseritur, punetoret kane reaguar, duke zhvilluar nje tubim para ndermarrjes. Ata kerkuan kushte me te mira pune qe te shmangin te tilla tragjedi.