E Diel, 1 Nëntor 2026

Prendi Garda qelloi me arme ne ajer jo mbi turmen

/ /

Komandanti i Pergjithshem i Gardes se Republikes Ndrea Prendi raportoi dje ne komisionin hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 janarit. I pyetur nga deputetet demokrate gjeneral Prendi deklaroi se efektivet e Gardes nuk hapen zjarr mbi turmen e protestuesve ne daten 21 janar. Sipas tij efektivet e Gardes hapen zjarr vetem ne ajer. Me pas ai u shpreh se ka dhene deshmi se bashku me zinxhirin komandues te Gardes se Republikes per mese 5 ore ne prani te disa prokuroreve.

Eduard Halimi Z. gjeneral komisioni hetimor eshte i interesuar per deshmine tuaj si kreu i nje institucioni. Jemi te interesuar per kete informacion
Ndrea Prendi  Me situaten e krijuar ne seline e Kryeministrise kryerja e detyrave eshte realizuar nga sherbimi permanent dhe sherbimi perforcues ne mbeshtetje te sherbimit permanent per ruajtjen e mbrojtjen e ORV-se duke zbatuar me perpikmeri detyrat e percaktuara ne instruktazhet e sherbimit. Gjate sherbimit ne situaten e krijuar forcat e Gardes kane demonstruar pergatitje te larte profesionale motivim per realizimin e detyrave ne permbushje te misionit te percaktuar me ligj. Pavaresisht se nje pjese e forcave te Gardes jane plagosur nga goditjet e demonstruesve dhe jane gjendur te rrezikuar per jeten asnje efektiv nuk e ka lene detyren. Te plagosurit kane marre mjekimin e shpejte nga sherbimi shendetesor i Gardes dhe jane kthyer menjehere ne detyre. Garda e Republikes duke filluar qe me date 21.01.2011 ne darke ka vene ne dispozicion te Prokurorise dhe komisionit hetimor parlamentar te gjitha materialet. Gjithashtu do te keni ne dispozicion bashkeveprimin e kontributin tone ne funksion te zbardhjes te se vertetes.
Enkelejd Alibeaj Informacion paraprak nga kush institucion keni marre per ate qe mund te ndodhte
Ndrea Prendi Strukturat e Gardes bashkepunojne me strukturat e tjera homologe per informacion te duhur. Deri ne daten 21 kemi pasur disa informacione nga Drejtoria e Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit per akte terroriste te grupeve te ndryshme. Kemi pasur informacion nga Policia per demonstraten.
Eduard Halimi Informacioni nga policia ka qene qe do te kete akte dhune
Ndrea Prendi Informacioni nga Drejtoria e Krimeve te Renda para dates 21 eshte qe do te kete akte dhune jo vetem per demonstraten por edhe per kohe te tjera. Mbi bazen e kesaj Garda percaktoi te gjitha masat e sigurise per perballimin e aktivitetit te dates 21.
Enkelejd Alibeaj Ju kishit informacion qe edhe ndertesa do te ishte objekti i dhunes
Ndrea Prendi Ne nuk kishim informacion qe objekti do te sulmohej. Informacionet ishin qe do te kishte ashpersi por jo ne kete shkalle. Dhuna e ushtruar ndaj Gardes ka qene e nje parametri te paparashikuar megjithate masat ishin te plota dhe profesionalizimi beri qe objekti te ruhej. Sulmi ka qene shume i ashper dhe jo vetem ne nje drejtim por ne disa madje edhe ne te njejten kohe.
Dashnor Sula Kur u perdoren armet e zjarrit nga ana e Gardes se Republikes
Ndrea Prendi Ne lidhje me perdorimin e armeve te zjarrit nga efektivat e Gardes per kryerjen e detyrave te sherbimit kane ne perdorim armatim luftarak dhe mjete teknike te posacme sic eshte e percaktuar me vendim te Keshillit te Ministrave. Armet perdoren sipas nenit 25 te ligjit baze per Garden e Republikes. Neni 25 thote se nje punonjes i Gardes perdor armen sipas ligjit per armet e zjarrit si dhe ne rastin kur sulmohen personalitet e larta te vendit dhe te huaja rojet dhe objektet ne ruajtje per selite shteterore.
Fatos Hoxha Z. gjeneral kur quhet i cenuar objekti kur kalohet rrethimi apo kur futesh brenda dyerve te brendshme te Kryeministrise
Ndrea Prendi Garda e Republikes eshte mbeshtetur me ligje duke e ditur nga problematika ne vite me objektet e rendesise se vecante. Realisht ne perdorim te gjitha mjetet duke pasur parasysh nga situata e caktuar dhe zgjedhja e zjarrit eshte zgjidha me e fundit qe perdoret pavaresisht nga pozicioni i objektit. Kalimi i rrethimit te objektit eshte rasti ekstrem kur Garda mund te veproje konform ligjit.
Viktor Gumi Sipas ligjit te Gardes sherbimet informative dhe te policise detyrohen ti japin informacion Gardes per cdo rrezik te mundshem ndaj personaliteteve te larta apo ndaj objekteve. Ju thate qe keni marre informacion nga policia po nga SHISH keni marre informacion
Ndrea Prendi Garda nepermjet strukturave perkatese ka pasur bashkepunim me SHISH. Per daten 21 mbi zhvillimin e mundshem te demonstrates ne nuk kemi pasur informacion nga strukturat e SHISH.
Eduard Halimi Ju thate se policia ju informoi se do te kishte dhune por ky informacion ishte se do te kishte dhune edhe ndaj personaliteteve
Ndrea Prendi Informacione nga Drejtoria e Krimeve te Renda kemi pasur per tre shtetas qe kane informacion se mund te kryejne akte terroriste. Informacionet jane ne daten 30.12.2010 17.01.2011 dhe 21.91.2011.
Eduard Halimi Pra SHISH nuk e kishte kete informacion
Ndrea Prendi Jo nuk e kishte.
Gent Strazimiri shte krijuar perceptimi se armet e zjarrit jane perdorur menjehere. A eshte respektuar fakti qe jane paralajmeruar se kemi te bejme me nje objekt te rendesise se vecante Jane ndjekur te gjitha procedurat ligjore
Ndrea Prendi Per rreth 2 ore nga goditje te vazhdueshme me bomba tymuese e helmuese goditje me te gjitha mjetet pllaka nga bulevardi nuk ka pasur asnje lloj reagimi nga efektivat e Gardes por ka pasur vetem mjekime dhe rikthim ne detyre. Ne te gjitha rastet edhe kur u demtua e u shkaterrua porta dhe eshte tentuar per tu shkaterruar gardhi rrethues veprimi i Gardes ka qene me force fizike dhe shkop gome per ti shmangur mosfutjen e tyre ne zonen e ndaluar. Plus kesaj jane bere thirrje me megafon te herepashershme nga komandanti i njesise duke thene se kjo eshte zone e rrezikshme. Jam informuar se hapja e zjarrit ne ajer eshte realizuar vetem kur kane vershuar brenda objektit te rendesise se vecante dhe nxjerrja e tyre eshte bere me mjete te tjera per ti nxjerre jashte dhe kjo eshte realizuar fale profesionalizmit per te mos demtuar asnje. Zjarri fillimisht ka qene manover ne ajer pastaj ka kaluar me fisheke ne zjarr luftarak ne afer. Kjo eshte e konfirmuar edhe nga pamjet sepse po te hapej zjarr ne turme do te ishte tjeter gje.
Eduard Halimi Nga data 21 eshte rritur niveli i ruajtjes se personaliteteve shteterore
Ndrea Prendi Qe nga data 21 duke pasur parasysh situaten dhe informacionet per te gjitha personalitet e larta shteterore perfshire edhe kryetarin e opozites jane vendosur masa shtese maksimale mbi bazen e cilesise dhe sasite te kercenimit. Jane vendosur masa shtese per kryetarin e SHISH por edhe per Kryeprokuroren.
Eduard Halimi shte rritur niveli i sigurise edhe per kryetarin e opozites
Ndrea Prendi Kryetarit te opozites pervec sherbimeve te vazhdueshme i eshte vendosur edhe eskorte.
Eduard Halimi Edhe Kryeprokurores
Ndrea Prendi Pervec grupit te sigurise i eshte vendosur edhe grup mbeshtetes. Prokuroja e Pergjithshme ruhet nga Garda me eskorte.
Eduard Halimi Pra i eshte rritur masa e nivelit te sigurise
Ndrea Prendi Po i eshte rritur.
Fatos Hoxha Ju keni njohur ndonje nga ana personat qe kane hyre brenda perimetrit te institucionit dhe nese e keni njohur cfare i keni komunikuar
Ndrea Prendi Ne kohen e sulmeve te vazhdueshme eshte futur ne perimetrin e rrethimit ish-komandati i Gardes se Republikes Arben uko. shte ndalur nga forcat e Gardes. Jam vene ne dijeni e kam takuar dhe i kam kerkuar te dale jashte dhe e ka zbatuar urdhrin.
Fatos Hoxha Ju thate se keni komunikuar me ministrin e Brendshem po me ndonje personalitet tjeter keni komunikuar
Ndrea Prendi Kam kontaktuar me Drejtorin e Pergjithshem te Policise me ministrin e Brendshem dhe skam pasur asnje lloj komunikimi tjeter me ndonje personalitet tjeter shteteror.
Dashnor Sula Pas ngjarjeve te 21 janarit ju thane se i vute te gjitha ne dispozicion per Prokurorine. Une desha te di nese eshte bere ndonje analize nga sherbimi i Gardes dhe nese eshte kerkuar kjo nga Prokuroria. A ju kerkoi Prokuroria te jepni deshmi per ngjarjet e 21 janarit duke ditur se keni pasur mbi 150 efektive Po aktet mjeko-ligjore te 81 te plagosurve te Gardes a u moren nga Prokuroria
Ndrea Prendi Te gjitha strukturat pas cdo situate pergatisin nje raport te hollesishem drejtuar Shefit te Shtabit dhe kjo eshte bere. Nuk jam ne dijeni nese ky raport eshte kerkuar nga Prokuroria por une kam dhene porosi qe nese e kerkon Prokuroria ta marre konform ligjit. Nuk ka nje kerkese me shkrim nga Prokuroria per te paraqitur per asnje efektiv te Gardes se Republikes. Nuk kam kerkese zyrtare. Nje komision nga Prokuroria mjeko-ligjor ka kerkuar dhe verifikuar plagosjen e efektivave. Nga Garda nuk ka pasur asnje lloj kallezimi.
Eduard Halimi Kryeministri dhe ministri i Brendshem na kane deshmuar se ju dhe zinxhiri i Gardes jeni paraqitur per te dhene dheshmi. E ka marre kete deshmi Prokuroria
Ndrea Prendi Nepermjet Drejtorit te Pergjithshem te Policise me eshte thene nese deshiroj per te deshmuar bashke me efektivat e tjere. Jam shprehur dakord. Jemi paraqitur ne Drejtorine e Policise se Tiranes ne prezence te disa prokuroreve. Jemi pyetur dhe pas 5 oresh jemi lene te lire.
Eduard Halimi A ka pasur kerkesa te tjera procedurale nga Prokuroria pas dates 21 A ka pasur veprime te tjera nga prokuroret dhe a jane plotesuar kerkesat e tyre
Ndrea Prendi Qe te daten 21 ne mbremje kur situata ishte problematike te gjitha kerkesat e Prokurorise qofte ne vendin e ngjarjes qofte ne strukturat e Gardes nen porosine time eshte kerkuar qe tu jepet cdo gje qe kerkojne konform ligjit. Nuk ka pasur asnje lloj refuzimi dhe nuk do te kete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›