E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja e krizes larg dhe afer

/ /

NgaARMAND SHKULLAKU

Ketu ne Kosove e kane te veshtire te kuptojne dhe aq me pak te parashikojne ate cka po ndodh e pritet te ndodhe ne Shqiperi. Nje vend anetar i NATO-s me regjim te liberalizuar te vizave me BE nje prej destinacioneve kryesore turistike ne bote qe papritur shnderrohet ne problemin kryesor te Europes ne nje vend te perfshire nga kaosi me mungese sigurie dhe viktima si pasoje e perplasjeve te dhunshme mes manifestuesve te opozites dhe forcave te sigurise.
shte e veshtire te kuptohet ne Kosove sepse Prishtina vazhdimisht i ka pasur syte nga Tirana ndersa tani duhet te hape syte qe te mos behet si Tirana. Politika duhet te sherbeje si mjet per te shfryre tensionet sociale dhe jo si benzine per ti ndezur ato. E ndersa ne Prishtine u shmang acarimi i provokuar nga zgjedhjet e 12 dhjetorit duke i pranuar shkeljet dhe duke i korrigjuar ato ne Tirane u be dhe po behet gjithcka e mundur qe ti fryhet zjarrit qe shpertheu me 21 janar. Prandaj ndoshta ne Kosove habiten edhe me shume kur u thua se situata duket pa zgjidhje dhe se palet nuk kane vullnet te shpetojne vendin e ti japin garanci njera- tjetres per zbatimin e ligjit dhe funksionimin e demokracise.
Ne nje shkrim te para disa diteve Zija ela thoshte Keshtu kemi ecur prej dy dekadash. Kur njera pale eshte ne pushtet reflekton fodullek arrogance dhe shenja te autokratizmit. Ndersa pala ne opozite si ti kete kembet ne prush derisa te marre pushtetin duke mos gjetur stabilitet per vete shkakton destabilitet per gjithe vendin. Gjate nje viti e gjysme te dyja palet bene shume pak per ta shmangur konfliktin ne mes tyre.
Edi Rama nga nevoja jetike per tu konfirmuar si lider e radikalizoi qendrimin opozitar deri ne greva urie dhe bojkot te parlamentit. Berisha me euforine e fituesit dhe arrogancen e numrave ne Parlament jo vetem nuk u shqetesua nga kerkesat e opozites por injoroi dhe nuk reflektoi edhe ndaj akuzave racionale qe u ngriten per qeverine e tij. Gjuha e urrejtjes qe perfshiu dy kampet e sidomos sulmet e egra te Berishes ne parlament flake nuk nxirrnin por binin era barut. Atmosfera ishte e mbarsur per te pjelle vetem trazira. Dhe trazira ndodhen.
Nuk ka dyshim qe Edi Rames i duheshin ato trazira. Ai ishte kujdesur ti provokonte ti menaxhonte dhe te perfitonte prej tyre. Sigurisht qe nuk synohej marrja me dhune e Kryeministrise por provokimi i dhunes deri ne ate pike sa te destabilizohej rendi te humbte kontrolli dhe qeveria te tronditej politikisht. Opozita vendosej keshtu ne qender te vemendjes dhe Edi Rama ulej me force ne tryezen e dialogut per te negociuar zgjedhjet e parakohshme.
Me kete skenar Rama deshmoi se e gjithe filozofia e tij e politikes se re e politikes se dialogut dhe jo asaj te rruges nuk kishte asnje themel te qendrueshem dhe u braktis ne rastin me te pare. Madje duke e rikthyer Shqiperine vite te tera pas atehere kur per te nderruar pushtetin duhej derdhur medoemos gjak. Duke mos perballuar nje loje rregullat e te ciles i paracaktoi vete me pare dhe duke pasur ankthin e zgjedhjeve lokale lideri socialist vendosi te nxjerre partine e tij ne rruge. Nje levizje e forte ekstreme pas te ciles nuk mbetet ndonje hap tjeter per tu bere.
Sali Berishes ne pushtet sigurisht nuk i interesonin trazirat e 21 janarit. Por i vene perballe situatave te tilla ai nuk di te reagoje ndryshe vecse me force dhe grusht te hekurt. Vdekja e tre personave rendon politikisht mbi qeverine dhe cdo konflikt me Prokurorine e shton pergjegjesine per humbjen e jeteve. Gjuha ushtarake e Kryeministrit takimet me gjenerale e oficere dhe mbi te gjitha hetimi kaotik dhe i tensionuar i nje komisioni te ngritur ne oret me te veshtira per Shqiperine deshmojne per kokefortesine e pushtetit per te pare pertej kesaj ngjarje dhe shkaqet qe e prodhuan ate.
Berisha e ka vendosur veten kunder te gjitheve Presidentit Prokurorise SHIK-ut medias... duke mos lene asnje shteg te hapur per kompromis dhe zgjidhje te krizes.
Pavaresisht se pse dhe si erdhem deri ketu mazhoranca dhe kryeministri Berisha duhet te marrin pergjegjesine per te gjetur nje zgjidhje qe do te shpetoje vendin. Ata duhet te japin shenja te gatishmerise per dialog dhe jo te pergatitjes per te dale ne front. Anullimi i nje mitingu nuk eshte asgje ne ate atmosfere te gatshme per te marre flake.
Mazhoranca duhet te terheqe hetimin parlamentar te bashkepunoje dhe te ndihmoje Prokurorine per zbardhjen e te vertetes dhe mbi te gjitha te jape garanci te palekundshme per zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare. Si shenje per kete do te ishte lejimi i hetimit te materialeve zgjedhore te 28 qershorit 2009. Keto garanci duhet te jene edhe pika qe mund ta ule opoziten ne tryezen e bisedimeve.
Socialistet dhe Edi Rama duhet te kerkojne siguri te plote qe transparenca e zgjedhjeve te arrihet njehere e pergjithmone. Qe vendi te ndertoje mekanizma mbrojtes qe ngjarje si ajo e 21 janarit te mos ndodhin me dhe qe palet te kene ne dispozicion mjete ligjore e demokratike per te kontrolluar voten. Keto duken si kerkesa te largeta kur kihet parasysh situata e ndezur ne Shqiperi.
Por nese duam ta shuajme ate garantimi i zgjedhjeve te ardhshme dhe jo zgjedhjet e parakohshme mbeten opsioni me i pershtatshem. Ndryshe nderrimi i pushtetit nepermjet forces se rruges dhe gjakut te militanteve do te jete nje histori qe do te na perseritet dhe atehere kur mendojme se e kemi harruar ate. Shqiperia eshte para nje prove ku nuk vlejne interesat e nje grushti njerezish por investimi i tyre per te vendosur rregulla qe do te na mbrojne te gjitheve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›