E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, humb jetën 62 vjeçari, teksa nxirrte gurë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Diellas. Bëhet e ditur se shtetasi Zvetko Simoni ka humbur jetën teksa gërmonte për të nxjerrë gurë, kjo në funksion për të ndërtuar një banesë.
 

Fatkeqësisht, 62 vjeçari është plagosur rëndë, pas goditjes së marrë nga një gurë i rëndë i cili është shkëputur nga mali në Zaroshkë.
 

Ndërkaq, duke iu referuar burimeve për “Ora News”, 62 vjeçari ka humbur jeten në spital, pasi plagët e marra ishin tejet të rënda.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›