Meta Brenda shkurtit do njiheni me kandidatet qe do dyfishojne rezultatin

Meta gjate takimit me kryetaret
Tirane 3 shkurt 2011 NOA- Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta diten e sotme zhvilloi nje takim me kreret e LSI ne rrethe.
Gjate bisedes me ta ai tha se LSI ka planifikuar 1000 takime per 2 muaj me qellim dyfishimin e rezultatit.
Ai e cilesoi daten e 8 majit si fokusin me te rendesishem te partise duke theksuar se kjo date do te shenoje kthimin e pushtetit vendor komuniteteve.
Ne takim u diskutua per procesin e perzgjedhjeve te kandidateve per keshilltare kryetare komunash e bashkish nga strukturat e LSI-se ne kuader te zgjedhjeve vendore te 8 majit.
I gjithe ky proces qe ne kemi nisur duhet te vazhdoje ne menyre qe brenda 2-3 javeve ne te kemi njekohesisht te propozuara nga strukturat e LSI-se kandidatet tane per cdo njesi vendore u shpreh ai.
Ne fjalen e mbajtur Meta e vuri theksin te rendesia qe ky proces zgjedhor ka per vendin dhe per LSI-ne.
Ai u beri thirrje kryetareve te LSI-se ne rrethe qe te japin kontributin e tyre per te bere te mundur realizimin e nje procesi zgjedhor sa me transparent dhe me standarde evropiane.
Gjate fjales se tij ai nuk ngurroi te permende edhe ndryshimet qe kjo parti ka kerkuar per Kodin Zgjedhor duke thene se Ne do te vazhdojme te punojme dhe nuk do te reshtim se kerkuari sikurse kemi bere prej vitesh per te implementuar ndryshimet e duhura ne Kodin Zgjedhor por dihet qe ajo pale e cila e inicioj kete kod qe eshte ne fuqi dhe mbi te cilin u administruan zgjedhjet e 28 qershorit nuk ka vullnet per reforme zgjedhore nuk ka vullnet per transparence te vertete sepse transparenca behet me ligj dhe duke permiresuar ligjet megjithate eshte ceshtje e saj.
Me tej ai sulmoi edhe Partine Socialiste duke thene se nuk ka vullnet per reformen zgjedhore.
a.y/NOA
Tagskandidate rezultat takime zgjedhje