Reformat, Rama: Qeveria po vonon procesin e integrimit
Tiranë- Reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare po zvarritën për shkak të mazhorancës. Kështu deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, kreu i saj Edi Rama.
Jemi shumë të shqetësuar lidhur me dështimin e procesit në raport me afatet. Sot, sipas afatit duhet të ishim drejt finalizimit të reformës zgjedhore në pak ditë të mbetura të shkurtit, jemi shumë larg këtij objektivi dhe kjo për shkak të një zvarritje nga pala tjetër- tha Rama.
Duke nënvizuar se vonesa e reformave ndikon negativisht në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Edhe reformat është prioritet kyc për BE, sepse lidhet drejtpërdrejt me statusin e vendit për BE dhe prioritet kyc për opozitën se lidhet drejt përdrejt me zgjedhjet dhe fatin e saj- vijoi Rama.
Krytari i PS-së Rama shtoi se një situatë e ngjashme po ndodh edhe me reformën parlamentare.
“E njëjta gjë po ndodh dhe me reformën parlamentare. Reforma parlamentare ka mbetur në pikat kyce të saj. Nëse këto reforma nuk kalojnë atëherë integrimi është i kompromentuar. Përgjegjësi i vetëm është qeveria shqiptare- deklaroi Rama, duke nënvizuar se nuk duhet bërë asnjë kompromis sa i takon reformës së sistemit zgjedhor.
Shkrime të tjera me interes:
- PS, Rama: Të largohen humbësit nga partia Tiranë- Gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste, kreu i saj Edi...
- Dëbora, Rama: Qeveria abuzon me pushtetin vendor, koha për ndryshim Tiranë- Qeveria ka abuzuar dhe nënvlerësuar pushtetin vendor, dhe politizimi...
- Rama: Një lajm i keq nga qeveria, hedhja poshtë e propozimit për TVSH-në Tiranë-Kryetarit të opozitës Edi Rama e ka quajtur Një lajm...