Diplomacia kosovare Kemi ne fokus shtimin e njohjeve

Zhvillimet e brendshme politike nuk ndikojnë në politikën e jashtme të Kosovës e cila është fokusuar në rritjen e numrit të njohjeve ndërkombëtare. Ky është mesazhi i shefit të diplomacisë kosovare për ambasadorët e Kosovës në vende të ndryshme të botës, të cilit po marrin pjesë në një konferencë të përbashkët të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme ku do të njihen edhe me strategjinë e re lobuese e cila ka për synim shtimin e numrit të njohjeve për Kosovën.
“Njohjet dhe vetëm njohjet të jenë prioritet dhe fokus i pesëmbëdhjetë orësh i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i ambasadave të tona në çdo pjesë të botës” tha, Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga ambasadorët e Kosovës që të ketë një politikë të jashtme më agresive dhe një punë më të madhe në përfaqësimin e interesave ekonomike dhe politike të qytetarëve të Kosovës në vendet ku veprojnë ambasadorët. Ai ka përsëritur se prioritet kryesor i qeverisë dhe këtij dikasteri do të jetë lobimi për njohjen e pavarësisë.