E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubaraku ka vdekur?

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, dyshohet se ka vdekur, ka raportuar Russia Today, duke i thirrur në burime pranë autoriteteve të një spitali në Kajro.

Sipas një burimi anonim, gjendja e Mubarakut ishte përkeqësuar tej mase, duke pësuar një goditje në zemër, pasi që kishte parë fotografitë e vrasjes së ish-bashkëpunëtorit dhe homologut të tij, Muammar Gaddafi në Libi.

Ky televizion rus ka përshkruar se Mubarak ka ndërruar jetë, por nuk jepen detaje të tjera.

Ushtria e Egjiptit ka shtuar masat e sigurisë në spitalin ku po mbahet i shtrirë Mubarak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›