Kushtetuta e Kosoves Presidenti do te zgjidhet nga populli

Komisioni për ndryshimin e dispozitave kushtetuese ka dalë me konstatimet e para për mënyrën e zgjedhjes se president të Kosovës. Ndryshimet rregullojnë përgjegjësinë e kryetarit, në rast të shkeljes së kushtetutës, krimeve të rënda apo aktit të tradhtisë së rëndë. Gjithashtu kërkohet që përgjegjësia në rast të këtyre shkeljeve të mos jetë e Kuvendit të Kosovës, por e Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i Komisionit për Ndryshimet Kushtetuese Arsim Bajrami thotë se presidenti i ardhshëm do të zgjedhet drejtpërdrejt nga populli.
“Ndryshimet do të fillojnë nga mënyra e kandidimit të kandidatit për president, pra kush mund të kandidojë, një burrë apo një grua për të qenë kandidat për president? Cilat kushte duhet të plotësojë kandidati, si do të trajtohet pozita e tij publike nëse kandidohet, nëse është kryeministër, ministër, deputet , a do ta mbaj pozitën publike apo do ta humb atë pozitë”-tha Bajrami.
Sa i përket përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, Bajrami tha se komisioni do të kërkojë nga Kuvendi i Kosovës mandat shtesë, në mënyrë që të dalë me rekomandimet e duhura rreth kësaj çështjeje.
”Në në një fazë të caktuar do t’i drejtohemi kuvendit me kërkesën që të na japë mandat ta rishikojmë kushtetutën edhe në pjesët e tjera, kryesisht në dy segmentet. Në segmentet e qeverisjes së brendshme, ka edhe shumë elemente të tjera që tani duhet t’i përshtaten realitetit të rij, por edhe në segmentin e suarjes së pavarësisë së mbikëqyrur”-theksoi ai.
Komisioni për amendimin e Kushtetutës ka hyrë tashmë në fazën e dytë, ndërsa në tetor pritet të fillojë debati publik me qytetarët, organizatë joqeveritare dhe mediat. Në muajin Janar pritet që këto ndryshime kushtetuese të kalojnë në Kuvendin e Kosovës.
Sala Mustafa