E Diel, 1 Nëntor 2026

20 vjet pas rrezimit te sistemit komunist budizimi po perjeton nje rilindje masive ne Rusi

Per kater gjenerata me radhe sovjetiket zhvilluan lufte ndaj budizimit duke u vene pasuesve te ketij besimi nofken spiune japoneze. Tani 20 vjet pas rrezimit te sistemit komunist budizimi po perjeton nje rilindje masive ne disa rajone historike. Ne vazhdim ju njohim me nje komunitet budist ne Ulan Ude nje qytet rus i Azise Qendrore.

Daullet dragojte kembanat dhe mermerimat monotone...te gjitha te kujtojne Azine. Por gjuha e murgjve ketu prane brigjeve te Liqenit Bajkall eshte rusishtja.

Ulgutuev Yondon jep mesim lenden e filozofise ne manastirin me te madh budist te Rusise Ivolginsky Datsan. Ai thote se kur ishte duke studjuar per budizmin ne Indi njerezit nuk e besonin se ai ishte rus.

Ne Indi njerezit me pyesnin Nga je dhe une i thoja Nga Rusia. Ata nuk me besonin dhe thoninSi mund te jesh nga Rusia Nuk dukesh si rus Dhe une u thoja Po rus jam.

Yondon 25 vjec eshte mes nje numri te madh rusesh mbi 1 milione vete qe pas periudhes sovjetike jane duke perqafuar besimin budist te paraardhesve te tyre.

Rusia cariste bashkejetoi me besimin budist tibetian te popujve mongole nga Azia Qendrore te cilet i pushtoi . Por sovjetiket zhvilluan lufte ndaj budizimit. Ata shtypen me buldozere tempuj dhe manastiret. Perdoren doreshkrimet e lashta si leter per te dredhur duhanin. Vrane qindra prifterinj dhe i derguan te tjeret ne gulag kampet famekeqe te punes te periudhes sovjetike.

Nuni budist Tenzin Choidrin flet per shkaterrimin nga komunistet te kultures budiste dhe civilizimit.

Si rezultat i shtypjes komuniste thuajse i gjithe sistemi budist u shkaterrua. Kendveshtrimi budist i botes baza e menyres tradicinale te jeteses u shkaterrua sistemi tradicional i vlerave po ashtu u shkaterrua.

Sovjetiket u munduan ta varrosnin budizimin. Por ata deshtuan ta crrenjosin besimin nga qendrat e tyre historike republikat e Kalmikise Tuvas dhe Biriatise.

Pas nje dekade shtypjeje gjate periudhes sovjetike budizimi po perjeton nje rigjallerim masiv ne rajonet ruse te Azise Qendrore. Ne Birjatia jane ndertuar qindra tempuj ku shkojne per tu lutur mbi 1 milion njerez sipas tradites dhe besimit te paraardhesve te tyre.

Megjithese nje numer me i madh rusesh jane tani budiste krahasuar me ata para revolucionit Kremlini e hedh poshte kerkesen e tyre kryesore. Ata duan qe udheheqesi i tyre shpirteror Dalai Lama te vije ne Rusi per bekimin e tempujve dhe manastireve te reja por Moska nuk ka pranuar ti jape vize ruse Dalai Lames qe nga viti 2004 kur ai e vizitoi per here te fundit Rusine.

Vizita e Dalai  Lames do te jete teper e cmuar per rilindjen e budizmit ne Rusi. Do te jete ashtu sikurse uji  teper i nevojshem ne kushtet e thatesires.

Ajo thote se tani qe Dalai Lama i ka dhene fund rolit te tij politik si udheheqes i te merguarve nga Tibeti Rusia duhet ti jape atij vize si udheheqesi i me teper se 1 milion budisteve ruse. Por Kina eshte tani partneri me i madh dhe i vetem tregtar i Rusise. Zyrtaret kineze  kane paralajmeruar se Kremlini duhet te beje nje zgjedhje te qarte mes 13 milione pasuesve te Dalai Lames dhe 13 miliarde kinezeve.

Presidenti i Burujatise Viaceslav Nagovitsin u caktua ne kete post nga Kremlini. Ne nje konference shtypi ai tha se viza per Dalai Lamen eshte nje pikepyetje per Mosken. Por ai tha se qeveria e tij punon bashkepunon ngushte me organizata budiste ne luften kunder perdorimit te droges alkoolizimit dhe keqtrajtimit te femijeve.

Kjo eshte Irina. Ajo thote se erdhi ne tempullin prane shtepise se saj per tu lutur per femijen qe ende nuk e ka lindur.

Une shkoj te tempull per tu lutur qe muajt e shtatzanise te me shkojne mire po ashtu edhe lindja e femijes.

Duke pare numrin e madh te grave shtatezene qe vijne ne tempull per ritualet e zakonshme budiste dhe per te marre bekimin duket se ketu ne pjesen aziatike te Rusise budizimi eshte duke lulezuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›