Pres. Topi kërkon të përfshihet në fushatë reforma në drejtësi
Në
Shqipëri, presidenti Bamir Topi kërkoi sot nga partitë politike që
gjatë fushatës së tyre elektorale të shprehen edhe për Reformën në
Drejtësi. Presidenti Topi i bëri këto komente gjatë mbledhjes së
Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ai edhe një herë vuri theksin në
rolin e Kolegjit Zgjedhor, institucionin e ngritur posaçërisht për
zgjidhjen e kundërshtive mes partive gjatë procesit zgjedhor. Ndërkaq,
mes socialistëve dhe opozitës ka vazhduar debati për letërnjoftimet.