Berisha: Shqipëria do i rimundë etërit dhe bijtë e enverizmit
Kryeministri Berisha hap fushatën elektorale në Shkodër, me një miting madhështor, i cili konfirmon triumfin e demokratëve me 28 qershor, në përmasa edhe më të mëdha se fitorja e 1992-it mbi Ramiz Alinë. Premtohet 10-fishimi i investimeve për metropolin e veriut të vendit, duke afruar edhe më tej ëndrrën për integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian
TIRANE - Në qytetin e Shkodrës pasditen e djeshme Partia Demokratike hapi fushatën elektorale. Kryeministri Sali Berisha në hapjen e kësaj fushate u shpreh se, “Është nderi i madh për mua të përulem para jush me mirënjohje të thellë, me respektin më të madh për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i dhatë demokracisë shqiptare dhe Partisë Demokratike. Shkodra në Shqipëri, në Ballkan, në Evropë është vizioni i demokracisë, është simboli i qëndresës njerëzore për nder, për dinjitet, për familje, për atdhe”.
Më tej Kryeministri Berisha tha se arritëm të realizonim reformat e qeverisë tonë gjatë këtyre katër viteve falë besimit truaj. Sipas Berishës anëtarësimin në NATO dhe reformat drejt Bashkimit Evropian janë arritje të mëdha të kësaj qeverie duke u drejtuar qytetarëve të Shkodrës se “këto arritje janë meritë dhe përkushtimi juaj dhe gjithë shqiptarëve”.
Kreu i qeverisë, Sali Berisha në këtë takim premtoi qytetarëve të Shkodrës se mandatin e dytë do të 10-fishojmë investimet duke i dhënë asaj një pamje tjetër, dhe katër viteve të ardhshme pritet të bëhen dhe investime të tjera, shumë shpejt Shkodra do të shndërrohet në një metropol të fuqishëm.
“Këto katër vite, qytet dhe qark janë bërë dhjetëra e qindra investime. Por unë jam këtu për t’ju dhënë juve fjalën se katër vitet që vijnë ato do t’i harrojmë, se dhjetë herë më shumë do të investojmë në Shkodër, dhjetë herë më shumë do investojmë në mbarë Shqipërinë”.
Një tjetër premtim i dhënë nga kryeministri ishte, Shkodra do ketë infrastrukturën rrugore të qytetit, të qarkut, kombëtare dhe ndërkombëtare, nga më të rejat e modernet të Evropës. Më 18 qershor, do të inaugurojnë rrugën Shkodër-Hani i Hotit, dhe inaugurojmë rrugën Velipojë-Ulqin, dhe atë të Koman-Fierzë.
Më tej Kryeministri tha se për të vazhduar realizimin e reformave për zhvillimin e Shkodrës dhe të Shqipërisë na duhet vota juaj. Duke premtuar se Shkodra e qarku i saj do t’i japim infrastrukturë të plotë evropiane, se Shkodra dhe qarku i saj do të ketë ujë 24 orë, se Shkodra do jetë një nga epiqendrat kryesore turistike të Shqipërisë dhe Ballkanit. Një premtim tjetër i kreut të qeverisë ishte se, “Kryefjala e Shkodrës evropiane, e Shqipërisë evropiane është dhe do mbetet punësimi juaj. Jam sot për t’u zotuar se në dy parqet e mëdha industriale të Shkodrës dhe Koplikut, se në dhjetëra e dhjetëra vepra të tjera industriale, në hidrocentralet e shumta të këtij qarku, në rrugë e autostrada, në bizneset në Shkodër e Shqipëri do punësohen 160 mijë qytetarë shqiptarë”.
Dhe për fermerët Berisha ju garantoi atyre se qeveria e tij do të subvencionojë çdo projekt të tyre nga vera Kallmet tek ulliri, nga vreshtat tek bimët e arave. Fermerë e Shkodrës e mbarë Shqipërisë do të takohen me Evropën si fermerë evropianë.
Kryeministri Berisha bëri thirrje se“28 qershori po vjen. Më 28 qershor, shkodranët, shqiptarët do rikthejnë lavdinë elektorale të 22 marsit ‘92. Sot më shumë se kurrë, sepse sot ne jemi vend anëtar i NATO-s, sepse sot ne kemi ritmet më të mëdha të ndryshimit, sepse sot ne shkojmë të sigurt drejt Shkodrës evropiane, drejt Shqipërisë evropiane” . Ai i bëri apel qytetarëve të aplikojnë për tu pajisur me karta të identitetit
Për vizitën e kreut të PS-së, kryeministri u shpreh se, “Shkodra është e gatshme të të falë ty edhe votën që bërë në parlament kundër ligjit të dënimit të krimeve të komunizmit. Shkodra është në gjendje të të falë ty edhe votën kundër ligjit në parlament për kompensimin e të përndjekurve, por Shkodra ka një kusht me ty: respekto atë që dje ti citove nga Hil Mosi, oksidentalizmin e Shkodrës”.
Duke vazhduar, Shkodra, Rama, të kërkon ty të dalësh në krye të listës së deputetëve të tu, të mos u kërkosh shqiptarëve votën, kurse vetë të fshihesh prapa karriges së kryetarit të bashkisë. Zoti Rama mos ki frikë, kërkojua, por verë veten në krye të listës, sepse ky është detyrimi i fundit që ti mund të përmbushësh, përndryshe fundi yt është i njëjtë me të etërve të tu” shtoi më tej Berisha.
Berisha u shpreh se Shkodrën do flasë vetë për Edi Ramën, ndërsa për vetën ai i shpreh se nuk urren njeri. Dhe se urrejtja e Ramës e nderon, duke thënë se” E vërteta është që atë që u bëra etërve në ‘92 bashkë me ju, ia bëmë bijve në 2005, se tani po ngrihen etër e bij dhe sërish do ia bëjmë në 2009. Ky është zotimi im për ty, Rama. Ndaj më urre sa të duash, se ky fat të pret”.
Në mbyllje ta fjalës se ti kryeministri Berisha tha se 28 qershorin të shndërrohet në ditën e madhe të fatit të bekuar, në ditën e ëndrrës më të bukur të Shkodrës, në ditën e nderimit të lumenjve të sakrificave mbinjerëzore të këtij qyteti, dhe gjithë shqiptarëve për liri e dinjitet, në ditën e Shkodrës evropiane, në ditën e Shqipërisë evropiane.
...