E Diel, 1 Nëntor 2026

Presheva i shkruan OKB-së për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

Në Kohën kur në Kombet e Bashkuara në Gjenevë po zhvillohen punimet e sesionit të 22-të i Këshillit të OKB-së për të Drejta të Njeriut ka arritur një letër, raport nga Bujanovci drejtuar znj.Navvi Pillay, Komesare e lartë e OKB-së për të drejta e Njeriut dhe Human Right Watch mbi situatën e të Drejtave të Njeritu në Serbinë Jugore të banuar kryesisht me shqiptarë etnik, kanë njoftuar sot zyrtarët e OKB-së në Gjenevë “Presheva jonë” në Zvicër.

Mësojmë se në raportin e dërguar nga Presheva respektivisht nga z.Shaip Kamberi kryesues i seancës së fundit të Këshilltarëve Shqiptarë të Kuvende të tri komunave, mbi shkeljen e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë, bashkë me të ju është bashkangjitur edhe dokumenti mbi “Masat urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës” bën fjalë veç diskriminimin të të Drejtave të Njeriut nga ana e politikës serbe dhe mbi strategjinë e përfaqësuesve shqiptarë për perspektivën e tri komunave të populluara me shumicë shqiptare që shtrihen në jug të Serbisë, në kufi me Republikën e Kosovës.

Në fillim të ketij raporti nga Bujanovci drejtuar Znj.Navi Pillay, Komesare e Lartë e OKB-së për të Drejta e Njeriut në Gjenevë dhe Human Rights Watch thuhet se “Kuvendarët e shqiptarë të Luginës së Preshevës, në seancën e fundit (9 mars 2013) i kanë dhënë formë juridike Kuvendit të këshilltarëve të tri kuvendeve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Në këtë seancën ku merrin pjesë 74 këshilltarë të zgjedhur në trija kuvendet e Luginës, një zërit u aprovua Rregullorja e Punës e Kuvendit e cila përmbante në vete dhjetëra nene e që kishin të bënin me konstituimin dhe formën juridike të këtij institucioni reprezentues të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. . Këto masa të përmbledhura në shtatë pika mendohet që të jenë mjaftë afirmative për përmirësimin e gjendjes aktuale në Preshevë, Medevgjë dhe Bujanoc. Ndikimi sipas dokumentit që mban titullin Masat urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës “, transmeton “Presheva Jonë”.



Në raport po ashtu bëhet fjalë për politikën diskrimunese serbe ndaj shqiptarëveetnik në Serbinë Jugore gati në gjitha fushat, duke u nisur nga arsimimi, simbolet kombëtare, punësimi, dygjuhësia etj…I gjithë kulminaconi i kësaj politike diskriminuese ka arritur me largimin e lapidarin të ish-anëtarëve (dëshmorëve) të UCPMB-së gjë kjo e cila ka rezoltuar me tensionimin e situarës ashtu të brishtë në rajon. I njëjti raport nga Presheva knaë pranuar edhe zyrtarët e Human Right Watch./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›