E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi: 51 viktima nga alkooli

Së paku 51 njerëz kanë humbur jetën, pasi kanë pirë alkool të prishur në Tripoli të Libisë.

Autoritetet thonë se 378 persona janë pranuar në spitalet e kryeqytetit dhe se numri i tyre mund të rritet.

BBC raporton se vdekjet kanë ndodhur si pasojë e helmimit me metanol dhe se shumë pacientë i janë nënshtruar dializës së veshkave.

Konsumimi dhe shitja e alkoolit është e paligjshme në Libi, por ai mund të gjendet në tregun e zi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›