Mustafa, mysafir i Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka qenë mysafiri i kryetari të lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurtit.
Në takimin e tyre të mbajtur të zhvilluar në zyrën e Grupi Parlamentar të VV-së, të dy udhëheqësit kanë folur për dështimin në shumë sfera të kësaj qeverisjeje, njofton VV.
”Në këtë takim, u diskutua për dëmet dhe rreziqet e dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, për gjendjen gjithnjë e më të rëndë socio-ekonomike të popullatës në Kosovë, për degradimin e institucioneve të Republikës, për korrupsionin qeveritar, për mungesën e zhvillimit ekonomik, si dhe për mosfunksionimin e shtetit ligjor”, njofton kjo lëvizje.
Në takim është folur edhe për reformën zgjedhore dhe rëndësinë e zgjedhjeve të lira e demokratike ku votat e qytetarëve mbrohen dhe vullneti i votuesve nuk cenohet nga vjedhësit./Indeksonline/