E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sëmundja e Brucelozës, fushata e vaksinimit në Vlorë

Rreth 53 mijë bagëti të imta janë vaksinuar brenda pak ditësh në Qarkun e Vlorës në kuadër të fushatës kombëtare të vaksinimit kundër Brucelozës.

Hysni Sharra, drejtori Rajonal i Bujqësisë në Vlorë deklaron se që prej ardhjes së vaksinës ka nisur puna për vaksinimin e bagëtive të imta, e cila u cilësua një fushatë e sukseshme.

Altin Telo, drejtori i Shërbimit Veterinar, u shpreh se vitin tjetër do të realizohet vaksinimi masiv i gjithë popullatës së bagëtive kundër Brucelozës.
 

Fushata e vaksinimit, në kuadër të Projektit PAZA, financohet me rreth 5.7 milionë nga Bashkimi Evropian dhe 1.8 milionë euro nga buxheti i shtetit. "Një pikë në sy" do të zgjasë për 45 ditë .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›