E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet cerebrale, shtohen rastet e pacientëve

Aksidentet cerebrale përcaktohen si faktorët kryesorë të shkaktimit të invaliditetit, ndërkohë që zënë vendin e dytë përsa i përket vdekshmërisë dhe pikërisht për këtë mjekët apelojnë për diagnostikim të hershëm.
 

Presidentja e Shoqatës së Neurologjisë, Mira Rakacolli, shpjegon se ajo që mbetet shqetësuese për momentin është fakti se ka shumë pacientë të rinj. Megjithatë sipas Rakacollit tashmë janë bërë përparime në trajtimin e kësaj sëmundjeje.
 

Kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se do të vazhdojë përmirësimi i infrastruktures, pasi problemet neurologjike mbeten një problem për shëndetin publik.
 

Format parandaluese të kësaj sëmundjeje sipas mjekëve janë në drejtim të parandalimit të faktorëve të rrezikut, si sëmundja e hipertensionit, diabeti, yndyrat e larta në gjak, alkooli, duhani
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›