Muntari i bashkohet Sunderlandit

Nga Express më 29 janar 2011 në ora 18:33
Sunderland ka transferuar mesfushorin e Interit, Sulley Muntari në formë huazimi deri në fund të sezonit. Muntari, 26 vjeç, luajti për Portsmouthin në Premierligë gjatë sezonit 2007-08, para kalimit në Inter. Reprezentuesi ganez fitoi titullin në Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar nën drejtimin e Jose Mourinhos. Por, gjatë këtij edicioni, ai dështoi të zërë vend në ekipin titullar në Giuseppe Meazza dhe paraqiti kërkesë për largim. Në Sunderland do t’i gjejë bashkëkombësit e tij Asamoah Gyan dhe John Mensah.