Preshevë, Daçiç hakmerret për ‘Limaj’, arreston 8 shqiptarë
PRISHTINE - Në një aksion policor, të ndërmarrë sot në Bujanovc, Luginën të Preshevës, janë arrestuar 8 shqiptarë, të cilët, dyshohen për krime lufte të bëra në Kosovë.
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, u ka thënë gazetarëve në Vranjë se “policia ka arrestuar në jug të Serbisë tetë persona, pesë nga të cilët nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve”.
Në një takim me gazetarët, Daçic ka thënë se aksioni i xhandarmërisë serbe realizohet me urdhërin e Prokurorisë për krime lufte.
Dy nga tetë personat janë arrestuar se kanë rezistuar gjatë bastisjeve, kurse i treti për posedim armësh, ka thënë ministri serb.
Sipas tij, nën dyshimet për krime lufte janë arrestuar Elhami Salihi, Mustafa Limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurllahi.
Prokurori i Serbisë, për krime lufte, Vladimir Vukçevic, ka thënë se pesë shqiptarët e arrestuar, dyshohen për krime lufte, gjatë luftës së vitit 2001, në Luginën e Preshevës. Gazetarëve në Beograd, Vukçevic u ka thënë se arrestimet ende po vazhdojnë, por nuk ka pranuar të saktësojë se për çfarë krime luftesh bëhet saktësisht fjalë.
Dy dite me pare, Daçiç, duke reaguar për aktgjykimin lirues të Fatmir Limajt, të akuzuar për krime lufte ndaj serbëve dhe joshqiptarëve në Kleçkë, deklaroi dje se derisa të jetë ai në krye të MPB-së do të arrestojë secilin që ka bërë krime lufte dhe se “Prishtina, për këtë vendim të turpshëm, nuk do të presë shumë gjatë për përgjgjen”.
Janë bërë të paktën tetë kontrolle në Bujanovc, Tërnoc dhe Breznicë. Thuhet se në mesin e të arrestuarve është dhe përkthyesi i OSBE-së.
Edhe agjencia e lajmeve Tanjug konfirmon arrestimin e 6 personave.
Të gjitha arrestimet njoftohet se janë kryer në komunën e Bujanocit.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, u shpreh per Radion Evropa e Lirë, se tetë shqiptarë, nga Bujanoci, Tërnoci dhe Breznica janë arrestuar nga policia serbe.
Ai tha se autoritetet fillimisht kanë thënë se ata akuzohen për krime lufte, por më vonë, Kamberi citon ministrin serb të rendit, Ivica Daçic, të ketë thënë se disa nga ta akuzohen për “krijimin e një formacioni ushtarak për shkëputjen e Luginës së Preshevës nga Serbia”.
Kamberi i cilësoi këto arrestime si tërësisht politike.
“Këto janë akuza politike, dhe koha kur kanë zgjedhur që të frikësojnë popullatën në prag të zgjedhjeve, flet për motive politike”, ka thënë Kamberi, duke shtuar e gjatë kontrolleve në banesat e familjeve shqiptare, policia nuk e ka treguar urdhërin e gjykatës.
(d.b/BalkanWeb)