E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presheve, kerkohet shkeputja nga serbet

Shqiptaret zones qe njihet si Kosova Lindore, e cila perfshin Presheven, Medvegjen dhe Bujanocin, kane deklaruar dje se nuk marrin pjese ne zgjedhjet e pergjithshme dhe ato vendore te Serbise. Nen thirrjen, “zgjedhjet e pushtuesit e kolonizatorit me emrin serbi!”, Fronti per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) ne nje deklarate per shtyp sqaroi se “shqiptaret e Kosoves Lindore edhe kete radhe duhet t'i bojkotojne keto zgjedhje”. Fronti kujton “faktin se Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) iu shkeputen trungut ame-Kosoves dhe iu aneksuan Serbise”. “Me 1 dhe 2 mars 1992 sovrani popull i kesaj krahine shqiptare, permes formes me demokratike - referendumit popullor, shpalli Autonomine politiko-territoriale me te drejte ribashkimin me Kosoven.

Per jetesimin e ketij vullneti dhe vendimi politik te sovranit populli, ne poligonet e dyluftimeve me forcat armike serbe, kane rene dhe shume deshmore te kombit, te cilet luftuan nen uniformen dhe emblemen e bukur te UCPMB-se”, nenvizon organizata politike qe thote se mbron te drejtat e shqiptareve.

Ne kete pike ajo paralajmeron se “kushdo qe shkel vullnetin e sovranit popull dhe gjakun e deshmoreve te kombit, dhe therret popullin qe te dale ne zgjedhjet e pushtuesit e kolonizatorit me emrin Serbi, nuk bene asgje tjeter pos qe i sherben armikut serb, bene edhe nje akt tradhtie ndaj ceshtjes se pazgjidhur kombetare shqiptare, e cila kerkon zgjidhjen e saj perfundimtare dhe fatlume, ribashkimin kombetar shqiptar”.

Ne Luginen e Presheves, te cilen shqiptaret etnike e quajne "Kosova lindore", duket se per momentin njerezit jane pajtuar me jetesen ne Serbi megjithese ata e duan kete ose jo. Megjithate, shume prej tyre gjithashtu besojne se nese ndarja de facto e Kosoves midis zonave serbe dhe shqiptare, vecanerisht ne veri, do te legalizohet ndonjehere, atehere do te jete e paperfytyrueshme per ta qe te mbeten ne Serbi.

Shqiptaret e Serbise jane mbeshtetur nga Republika e Kosoves, Presidenti Fatmir Sejdiu, para pak kohesh priti nje delegacion nga Lugina e Presheves, qe drejtohej nga Riza Halimi, kryetar i Partise per Veprim Demokratik. Palet rane dakord te punojne per realizimin e te drejtave ne perputhje me standardet nderkombetare”. ndersa bene te qarte se shqiptaret e Serbise duhet te kene te njejtat te drejta qe po u garanton Kosova serbeve te saj.

Ne Luginen e Presheves, ne fshatin Boroc te Bujanocit eshte ndertuar nje baze e madhe ushtarake e Ushtrise Serbe qe ka 1000 shtreter. Ajo u sherben si qender logjistike dhe komanduese. Qellimin e kesaj baze e ka shpalosur hapur Nebojsha Covici, ish-udheheqes i Qendres Koordinuese te Serbise per Kosoven, i cili ka justifikuar se prania e armates se Serbise ne Luginen e Presheves eshte e domosdoshme ne menyre qe serbet nga regjioni i Anamoraves ne Kosove te ndjehen te sigurt.

Shqiptaret ne Mal te Zi, te ndare

Partite shqiptare ne Mal te Zi jane ndare lidhur me mbeshtetjen per kandidatet presidenciale ne zgjedhjet e kesaj fundjave. Kjo eshte hera e pare qe ne me shume se nje dekade shqiptaret nuk do te mbeshtesin udheheqjen aktuale ne Mal te Zi. "Udheheqesia aktuale, e cila gjithmone ka pasur mbeshtetjen e pa rezerve te popullsise shqiptare, na ka zhgenjyer per nje kohe te gjate ne nje morri ceshtjesh", tha Smail Cunmulaj, drejtues i Alternatives Shqiptare. Ai shtoi se "Mali i Zi nuk ka nevoje te prese kaq gjate per te njohur pavaresine e Kosoves”. Por Ferhat Dinosha nga Unioni Demokratik i Shqiptareve tha se "Mali i Zi nuk ka nevoje te nxitohet per te njohur Kosoven". "Eshte e qarte se Mali i Zi synon integrimin euroatlantik dhe do ta njohe Kosoven ne rruge e siper", tha Dinosha per agjencine franceze te lajmeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›