Presidenti, plehrat, integrimi
www.edirama.al
Presidenti i Republikës ktheu ligjin për importin e plehrave. Dhe bëri shumë mirë. Ai ligj sështë një ligj për Shqipërinë Europiane. As për një Shqipëri më të pastër. Po është një ligj për të gangrenizuar me pasoja të pallogaritshme sot plagët e rënda të ndotjes së Shqipërisë. Dihet botërisht lidhja e mafias me plehrat. Njihen botërisht ngjarje tragjike për shumë vende të botës ku kjo lidhje ka arritur të bëjë ligjin. Por më shumë akoma, dihet botërisht se Shqipëria nuk pastron dhe nuk përpunon dot sot plehrat e veta. Të cilat në të shumtën e zonave urbane digjen ende si në mesjetë buzë lumenjsh apo mbi toka buke. Me efekte shkatërruese për shëndetin e njeriut e të natyrës. Si është e mundur që një vend si i yni, ku pas njëzet vjetësh liri, sështë vënë dot rend ligjor në shumicën dërrmuese të territorit për mbledhjen, grumbullimin, përpunimin e plehrave, të importojë plehra nga jashtë? Cila qeveri në botë ia bën në këto kushte vendit të vet një peshqesh si ky, nëse nuk është e kushtëzuar nga lidhjet me nënbotën ku qarkullojnë në të zezë paratë e plehrave? Për çfarë arsyeje në botë Shqipëria duhet të marrë mbi kurriz edhe plehrat e botës kur ende spo e ngre dot kurrizin e mbuluar nga plehrat e veta?
Saliu e zëdhënësit e plehrave të jashtme në qeveri thonë se do vijnë vetëm plehra të pastra dhe këta zotërinjtë do ti groposin në barkun e atdheut tone në këmbim të përfitimit ekonomik. Po kush nuk e di që ky shtet ska asnjë shans, asnjë mundësi, asnjë instrument, as për ti kontrolluar plehrat që hyjnë në Shqipëri, as për ti përpunuar ato sipas standarteve të Bashkimit Europian, as për të bërë me to gjësend tjetër përveç dëmit katastrofik që paralajmëron ky ligj plehrash? Të gjithë e dinë.
E më tej të gjithë duhet ta mësojnë se të njëjtin ligj, me të njëjtat argumenta, kanë miratuar në pseudoparlamentet e tyre qeveritë e vendeve të pazhvilluara si Shqipëria, të cilat e kanë paguar më pas këtë lloj ligji me plagosje të tmerrshme mjedisore e pasoja tragjike për njerëzit. Ligji i importit të plehrave në Shqipërinë e sotme është antikombëtar. Eshtë antieuropian. Eshtë antinjerëzor. Çfarë arsyeje kanë ata që do na e sjellin këtë peshqesh me duart e qeverisë shqiptare ti bien plehrat në Shqipëri, nëse ky do të ishte një biznes i pastër fitimprurës e pa probleme komplekse? Asnjë arsye sdo kishte, po fatkeqësisht ka vetëm një: Shqipëria e tradhëtuar nga sundimtari i saj mund ti mbajë në kurriz edhe plehrat e botës përveç të vetave. Shqipëria e tradhëtuar nga qeveria e saj mund të detyrohet të hajë plehrat e botës pa bërë naze. Shqipëria e sëmurë nga plagët e saj mjedisore që nuk kontrollon dot asgjë në hyrjet e saj, mund të gëlltisë symbyllur edhe plehra radioaktive. Njësoj si Somalia, si Haiti, si Etiopia e si të tjera vende që e kanë paguar shtrenjtë, me lëkurën e popullit, këtë ushqim helmatik që Saliu do ti fusë Shqipërisë në bark me dhunën e kartonave të ngritur qorrazi nga shumica e tij e vjedhur.
Ja edhe një arsye pse Saliu vodhi votat për të qëndruar me pahir në pushtet. Që të importojë plehra e tia fusë Shqipërisë në fytin e sëmurë, ndërkohë që ujrat e lumenjve po idhtohen nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës. Ndërkohë që toka e bukës po sëmuret nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës. Ndërkohë që ushqimi i prodhuar në vend po kërcënohet nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës.
Presidenti i Republikës e ktheu mbrapsht ligjin e plehrave që rrezikojnë ta mbysin Shqipërinë e përpëlitur mes plehrave. Ne e kemi kundërshtuar me zë të lartë këtë ligj dhe do ta kundërshtojmë përsëri edhe më fort. Saliu ska dyshim se do ta mbrojë edhe më me forcë. Duke mallkuar përsëri opozitën dhe padyshim edhe Presidentin. I cili me siguri ia ka nxirë pamjen edhe më zi se çe ka këto kohë duke ia kthyer plehrat peshqesh në derën e Kuvendit, ku përbetohet se do ja bëjë opozitës fytyrën më të zezë se këpuca tamam ditën kur Bashkimi Europian ia ka kthyer për të dytën herë, si askujt tjetër, Shqipërisë së qeverisur prej tij aplikimin për statusin e kandidatit.
Ska dyshim se Saliu do ta ripaketojë edhe njëherë këtë peshqesh dhe do ua çojë shqiptarëve derë më derë. Ti gëzoni plehrat e botës, kjo është një ditë e lumtur, një arritje historike, një vendimmarrje që tregon se Shqipëria ka ndryshuar aq shumë sa mund të marrë përsipër të lehtësojë edhe botën nga barra plehrave që bota si mban dot në oborrin e madh të shtëpisë së saj. Dhe mallkuar qoftë opozita që sdo plehrat e botës në Shqipëri. Opozita, opozita, opozita, në majë të gjuhës për të justifikuar çdo dështim e krim si ky i importit të plehrave që ka vetëm një shkaktar: Qeverinë. Saliun.
Opozita që bllokoi integrimin me luftën për votën e lirë, ndërkohë që BE-ja thotë: Ska integrim, ska status kandidati, ska afrim të mëtejshëm drejt Brukselit pa zgjedhje të lira. Opozita që bëri puç me stilolapsa e çadra, ndërkohë që BE-ja thotë: Ska kandidaturë për në BE pa zbardhur deri në fund 21 janarin e ndëshkuar ligjërisht vrasjet. Opozita që shpif, ndërkohë që BE-ja thotë: Korrupsioni është ngjitur në majën e qeverisë. Opozita që nxin realitetin e ekonomisë së dytë në botë pas Gjermanisë, ndërkohë që BE-ja thotë: Ekonomia shqiptare është në regres. Opozita që nuk voton ligjet me 3/5-at, ndërkohë që BE-ja thotë: Qeveria duhet të krijojë kushtet për një proçes gjithëpërfshirës. Opozita që propozon një pazar të ndyrë me 10 pika, ndërkohë që BE-ja thotë: 10 pikat e opozitës mund të jenë një bazë e mirë për të dalë nga ngërçi.
Nëse ndokush ka parë ndonjë opozitë në botën demokratike që ti vejë pas me karton jeshil në dorë qeverisë le të ma tregojë. Unë kam parë vetëm qeveri që i venë pas opozitës kur u duhet vota e saj. Jo duke i thënë do të ta bëj fytyrën më të zezë se këpuca, po bujrum të flasim si mund ti bëjmë votat bashkë për këtë ligj apo atë vendim madhor. Ska bërë vaki ndokund në vendet ish-komuniste që sot janë në Bashkimin Europian kjo që bën vaki në Shqipëri. Prandaj ata janë atje ku janë dhe ne jemi këtu ku jemi, me plehrat tona mbi trup e plehrat e botës tek dera. Ata shkuan në BE duke ndarë qartë çështë e shtetit dhe çështë e pushtetit. Për çështë e shtetit u ulën me opozitën dhe punuan si të barabartë për një kauzë kombëtare e historike, barabar të rëndësishme për të dyja palët. Për çështë e pushtetit qëndruan përballë, njëra palë në shumicë e tjetra në pakicë, kundër. Si kudo. Ja si dhe pse hynë në BE. Kurse këtu, në Shqipëri, Saliu thotë shteti dhe pushteti janë një e të pandarë, opozita është armiku i Shqipërisë, i Bashkimit Europian, i botës mbarë. Celulë antieuropiane dhe bum me pushkë, bam me fjalë, bam e bum me shkatërrime e me plehra që oborri i tij të pasurohet sa më shumë dhe shteti të bëhet hije që e ndjek atë pas në luftën për heqjen qafe të opozitës.
Kur e dëgjon atë dhe korin e tij që kërkon ta bëjë Shqipërinë vendin e plehrave, duket sikur për të gjitha gjërat që shkojnë së prapthi e ka fajin opozita. Ndërsa për gjërat që kanë vajtur mire si futja në NATO apo liberalizimi i vizave meritën e ka qeveria që mundi opozitën. Ndërkohë që të gjithë e dinë se në NATO hymë pasi bëmë paktin e reformat që na u kërkuan. Ndërsa liberalizimi u b
