E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenca: Alqi Bllako nuk ka qenë dhe nuk është këshilltar i Presidentit

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Zyra e Shtypit e Presidencës ka reaguar lidhur me pretendimet se Alqi Bllako është këshilltar i Presidentit të Republikës.

Në një reagim për mediet, Presidenca sqaron se Bllako nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është këshilltar i Presidentit, ndërsa thekson se ai nuk ka asnjë marrëdhënie me institucionin e Presidentit të Republikës.

“Zoti Alqi Bllako nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është këshilltar i Presidentit të Republikës dhe nuk ka asnjë marrëdhënie me këtë institucion”, thuhet në reagimin e Zyrës së Shtypit të Presidencës.

Presidenca thekson se sqarimi bëhet me qëllim shmangien e çdo keqinformimi lidhur me përbërjen e kabinetit të Presidentit të Republikës.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›