Presidenca: Bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër

Presidenca në një njoftim për shtyp ka bërë publike takimin e pasdites të presidentit Topi me krerët politikë dhe me Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës duke theksuar se bisedimet dhe negociatat politike do të vazhdojnë nesër.
"Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u takua sërish sot pasdite me Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Mevlut Kavushoglu. Në takim ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama" thuhet në njoftimin e presidencës.
Sipas presidencës biseda u përqendrua në tryezën politike të bisedimeve mes mazhoracës dhe opozitës, të zhvilluar nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
"Nga ana e tyre, parlamentarët e Këshillit të Evropës të kryesuar nga Presidenti Mevlut Kavushoglu e informuan Kreun e shtetit shqiptar rreth rezultateve të takimeve të tyre të zhvilluara gjatë gjithë ditës me Kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës, Rama për të gjetur pikëtakimet e mundshme, për të afruar palët drejt një marrëveshje dhe për të zgjidhur përfundimisht ngërçin politik të institucioneve shqiptare" vazhdon më tej presidenca.