E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin përmbytjet në Shkodër

Kanë rinisur përmbytjet në rrethin e Shkodrës. Si pasojë e rreshjeve të ditëve të fundit, si dhe shkarkimeve nga ujrave nga portat e hapura të hidrocentraleve të Komanit dhe Vaut të Dejës kanë bërë që rruga nacionale që lidh fshatin Obot me zonat e tjera të bllokohet. Në këtë rrugë banorët kanë lëvizur vetëm me automjete të tonazheve të rënda apo edhe me varkë. Edhe vetë kryetari i komunës Ana e Malit ka deklaruar se në këtë zonë janë përmbytur me qindra hektarë tokë.
Ndërkohë kjo situatë është kthyer në ankth për banorët e rrethit të Shkodrës të cilët theksojnë se ndjehen të rrezikuar se përmbytjet mund te rikthehen.
Gjithashtu problematike paraqitet edhe situata në fshatin Ashte ku uji ka përmbytur një sipërfaqe të madhe të tokave bujqësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›