E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca: Nuk është e vërtetë që u përfshimë nga zjarri, ishte thjesht një shkëndije elektrike

Presidenca ka mohuar gjatë ditës së sotme, rënien e zjarrit në këtë institucion, mbrëmjen e djeshme. Sipas një njoftimi të Presidencës, ky lajm nuk është i vërtetë, për shkak se ishte thjesht një shkëndije elektrike.

Lidhur me publikimin sot në disa media të lajmit se zyrat e Presidentit të Republikës u përfshinë të shtunën në mbrëmje nga një zjarr që shkaktoi dëme materiale, sqarojmë se ky lajm është i pavërtetë dhe abuziv.

Për sa më sipër, sqarojmë opinionin publik se të shtunën në mbrëmje rreth orës 21:40 pati një shkëndijë elektrike në një prej kabllove të ndriçimit të jashtëm që ndodhen në tarracën e godinës, por pa provokuar zjarr dhe pa shkaktuar asnjë pasojë.

Punonjësit e sigurisë dhe shërbimi zjarrfikës u gjendën në gatishmëri, por nuk u desh ndërhyrja e tyre, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›