E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenca: Shorti për anëtarët e KED më 3 dhjetor

3 dhjetori do të jetë data kur pritet të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2022 , procedure kjo publike  e që  do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik,  televizive apo asaj  on-line. 
Lajmi është bërë me dije nga institucioni i presidencës që  që ka caktuar datën 3 dhjetor  në  orën 11:00 ku dhe  njofton  publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit. 
Gjithashtu të ftuar janë  Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për të qenë të pranishëm përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›