E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca: Shtetësja moldave nuk plotëson kushtin minimal për shtetësinë

TIRANE - Drejtoria Juridike e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftoi sot se shtetësja moldave, Olga Tofan, e cila ka kërkuar të marrë shtetësinë shqiptare, nuk e plotëson kushtin minimal ligjor.
"Olga Tofan përmbush vetëm 6 muaj nga 3 vite martese ligjore të kërkuara", - bëri të ditur Presidenca në një njoftim për median.

Drejtoria Juridike në Presidencë sqaron ndër të tjera, se neni 10 i ligjit "Për dhënien e shtetësisë shqiptare" parashikon se "I huaji që është martuar me një shtetas shqiptar prej jo më pak se tre vjet, në rast se dëshiron, mund të fitojë shtetësinë shqiptare me natyralizim".

Pasi shqyrtoi praktikën e kërkesës për fitimin e shtetësisë shqiptare nga ana e shtetases moldave Olga Tofan të paraqitur përmes ministrisë së Brendshme, kjo Drejtori ka vërejtur se kërkuesja nuk plotësonte kushtin minimal ligjor, pasi Olga Tofan përmbush vetëm 6 muaj nga 3 vite martese ligjore të kërkuara.

"Kërkesa e znj. Olga Tofan për të përfituar shtetësinë shqiptare është refuzuar pikërisht për arsyen e lartpërmendur", njoftoi Drejtoria Juridike e Institucionit të Presidentit të Republikës.

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Shtetësia, moldavja padi ndaj Presidentit Topi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›