Basha: Rama gënjen, nuk janë rritur taksat në Tiranë
TIRANË- Pas deklaratave të bërë një ditë më parë nga kryesocialisti Rama se në Tiranë janë rritur taksat, reagon Bashkia e Tiranës. Me anë të një deklarate, ky institucion thekson se në Tiranë nuk ka pasur rritje taksash, por dyfishim të mbledhjes së tyre.
“Është për të ardhur keq që z. Rama ka zgjedhur të risjellë konfliktin politik në qytetin e Tiranës. Për ti qartësuar faktet që në krye të herës, në Bashkinë e Tiranës nuk ka patur asnjë rritje taksash. Këshilli Bashkiak nuk ka miratuar asnjë vendim te tillë. Kryetari i Bashkisë është kategorikisht kundër rritjes së taksave dhe qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë. Ajo çfarë ka ndodhur në Tiranë është dyfishim i mbledhjes së taksave, çka do të thotë se qytetarët kanë tashmë besim tek administrata e Bashkisë, se pavarësisht pozicionit apo interesit politik çdokush do të trajtohet i barabartë para ligjit dhe do të paguajë atë që i takon sipas ligjit”, thuhet në reagim.
Bashkia deklaron se ka eliminuar dhe reduktuar 60 tarifa dhe taksa duke e bërë më të lehtë hapjen dhe zhvillimin e një biznesi.
“Mbledhja e më shumë taksave për bashkinë e Tiranës “ka mundësuar që të shtrojmë rrugë në qytetin tonë, të mbjellim mbi 3000 pemë të reja dhe të shtojmë hapësirat e gjelbërta, të pastrojmë qytetin, të shtojmë dhe përmirësojmë ndriçimin, të garantojmë ujë të pijshëm për qindra familje, të sigurojmë jetën e fëmijëve tanë në shkolla, të gjallërojmë jetën e qytetit”, thuhet më tej në deklaratë.
(ma.ar/BalkanWeb)