E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, sulm me raketa në Aleppo, vriten 19 fëmijë dhe 4 gra

Siria ka kaluar një të shtunë të përgjakshme, si pasojë e sulmeve me raketa të regjimit 29 civilë kanë humbur jetën, mes tyre 19 fëmijë dhe 4 gra.

Lajmi është bërë i ditur nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit forcat e regjimit të Presidentit Bashar al-Assad kanë bombarduar me raketa disa zona në qytetin e Aleppo-s.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut bën të ditur se ushtria kishte si piksynim të bombardonte disa zyra të rebelëve, por fatkeqësisht janë bombarduar shtëpitë e civilëve të pafajshëm.

Gjatë ditës së enjte Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon deklaroi se numri total i të vdekurve nga lufta civile në Siri ka arritur në 100 mijë vetë, gjithashtu Ban përsëriti thirrjen për bisedime urgjente për paqen.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›