E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca e qeveria, heshtje per ngjarjen ne Himare

Kane kaluar disa dite nga ngjarjet ne Himare, ku banoret kerkuan helenizim dhe autonomi dhe asnje reagim nuk ka ardhur nga institucionet shqiptare. Jo vetem qeveria, po as Ministria e Jashtme nuk kane dale me nje qendrim mbi deklaratat e bera nga banoret ne pranine edhe te kryetarit te Bashkise se Himares, Vasil Bollano. Nderkohe qe nga deputete, por edhe zyrtare te tjere, eshte kerkuar largim i menjehershem i kryetarit Bollano. Me gjithe kerkesat e bera ne menyre te vazhdueshme nga eksponente te politikes kunder Bollanos e thirrjeve ne Himare, ende nga ekzekutivi apo diplomacia nuk ka ndonje reagim mbi situaten e krijuar. I vetmi qe ka reaguar deri me sot eshte kryetari i Komisionit te Politikes se Jashtme, Prec Zogaj. Ai u shpreh se ceshtja do te jete objekt i punes se komisionit. Po nga ana tjeter, Zogaj konfirmoi per gazeten se do te zhvillohen kontakte me banoret e zones dhe drejtuesit atje per situaten e tensionuar qe u krijua gjate vizites se zv/ministrit te Jashtem grek, pak dite me pare ne Himare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›