E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Te shkarkohet kryebashkiaku Bollano

Nenkryetari i Partise Levizja e Legalitetit, Murat Basha, deklaroi diten e djeshme se Kryeministri Berisha kishte kompetencat e duhura per ta shkarkuar kryetarin e Bashkise se Himares, Vasil Bollanon. Ne nje konference per shtyp, Basha theksoi se ishte e drejta e Berishes qe ne momentin qe nje perfaqesues i pushtetit vendor kishte thyer normat e Kushtetutes ta shkarkonte ate. Ne kete kuader, sipas Murat Bashes, shkarkimi i kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano, do te ishte nje veprim i perligjur. Ne kete menyre, qendrimi i PLL-se i bashkengjitet edhe qendrimeve te deputeteve dhe perfaqesuesve te tjere politike, te cilet diten e djeshme kane kerkuar shkarkimin e kryebashkiakut te Himares, Bollano, ne lidhje me deklaratat dhe veprimet antishqiptare te demonstruara prej tij. Po diten e djeshme, nenkryetari i PLL-se, Murat Basha, ka theksuar se ndryshimet ne Kushtetute dhe ne Kodin Zgjedhor nuk duhet te jene prona e dy partive te medha politike ne vend. Sipas Bashes, keto ndryshime duhet te kene konsensusin e te gjithe klases politike. Ajo qe eshte me e rendesishme eshte se duhet te kene miratimin e qytetareve shqiptare. Sipas nenkryetarit te PLL-se, shqiptaret kane nevoje per nje spekter te gjere politik dhe duhet qe ai te jete sa me i gjere dhe i shumellojshem. Ne kete menyre, PLL rreshtohet perkrahe partive te tjera te djathta, te cilat kundershtojne bashkepunimin e ngushte mes PD-se dhe PS-se ne lidhje me ndryshimet e rendesishme ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›