Gjermania forcon qendrimin kunder eurobonove

Eurobonot vijojnë të jenë debati aktual mes liderëve të vendeve të BE. Me presidentin e ri Franca ka shtuar edhe më tej qëndrimin për aplikimin në tregun europian të eurobonove, duke shtuar njëkohësisht edhe kontradiktat për këtë cështje me Gjermaninë e cila është kundër. Pas samitit të BE një ditë më parë presidenti Hollande duket se ka shfaqur hapur divergjencat e tij me kancelaren Merkel.
“Tani për tani, qëndrimi i Gjermanisë është se euro-bonot, në versionin më optimist, mund të jenë vetëm fundi i çështjes, ndërsa për ne ato janë një fillim,” është shprehur Hollande në konferencën për shtyp pas samitit. Por me idenë e Francës për bonot e përbashkëta të eurozonës për të ndihmuar financimin e antarëve të bashkimit monetar që janë në borxhe, janë solidarizuar edhe vendet e tjera të BE, mes tyre edhe Italia e cila ka deklaruar se shumë shpejt do të jenë kushtet e përshtatshme për aplikimin e eurobondit. Por nga Gjermania vijon të mbahet i njëjti pozicion duke i konsideruar eurobonot jo si një zgjidhje të krizës por si një mjet që do ta përkeqësojë atë. Pas kundërshtimeve të herëpashershme të kancelares gjermane Angela Merkel dhe ministrit të financave Volfgang Shoble për eurobonot, edhe ministri i jashtëm gjerman Guido Ëesterëelle është shprehur përpara gazetarëve në Berlin se debati për eurobonot është një debat fiktiv dhe nuk do të cojë në anulimin e kursit të nevojshëm që ka filluar tashmë për konsolidimin fiskal.
Dua të jem shumë i qartë. E dimë se përvec paktit fiskal për më pak borxhe është i nevojshëm një pakt i rritjes për të shtuar konkurrueshmërinë.
Gjermania kërkon një solidaritet në Europë ka dekalruar Ëesterëelle pasi gjendemi të gjithë në të njëjtën barkë por duke theksuar edhe njëherë se eurobonot nuk janë zgjidhja e duhur e momentit.
" Eurobonot, janë një zgjidhje pseudo, ato nuk na nxjerrin nga kriza e borxhit që duhet të tejkalohet, por krejt e kundërta. Edhe më thellë Gjermania nuk mund t’i pranojë eurobondet sepse Gjermania nuk mund dhe nuk dëshiron të mbajë përsipër të gjitha borxhet e Evropës”, tha ai.
Edhe presidenti i gjermanes Bundesbank, Jens Veidmann ka sqaruar për të përditshmen franceze “Le Monde” se është një illuzion që eurobondet ose edhe projekt bondet mund të zgjidhin krizën. Ky është një proces i gjatë që do të kërkojë mes të tjerash edhe një ndryshim të ligjeve në shtete të ndryshme, të modifikojë traktatin dhe kërkon gjithashtu një bashkim bilancesh më të fortë ka thënë guvernatori i Bundesbank. Ai ka shtuar se nuk mund t’i besosh askujt kartën tënde të kreditit nëse nuk ke mundësinë të kontrollosh shpenzimet e tij.