E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Rama: Së pari modalitetet, pastaj takimi me Berishën

E ndërsa Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën e negociatave dhe konsultimeve me partitë e koalicionit qeverisës, për tu drejtuar më pas tek PS, kjo e fundit kërkon dakordësi për modalitet, më pas takim me Berishën. Në një reagim në rrjetin social Twitter lidershipi i selisë rozë është shprehur se PS është gati te dialogoje e negocioje kur Kryeministri te jete gati:
 

“KM mund te takoje te tjeret per teatrin e tij,jo Partine Socialiste.Nese do negociata me ne, duhet te biem dakord paraprakisht modalitetet. Qe KM te beje teater me takimet per Presidentin e ri eshte zgjedhja e tij,por te flase per besimin tim te njerezit e mi eshte turpi i tij!E kam ftuar KM zyrtarisht jave me pare,ka refuzuar te pergjigjet zyrtarisht sic i takon.PS gati te dialogoje e negocioje kur KM te jete gati”- shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›