Mandatet e këshillit bashkiak të Tiranës, KQZ merr sot vendimin
TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot për të miratuar shpërndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kjo është konfirmuar nga burime zyrtare të këtij institucioni. Votimi në këtë rast duhet të jetë me shumicë të cilësuar pra me pesë vota, dhe nëse kjo nuk ndodh atëherë çështja mund të përfundoj në Kolegjin Zgjedhor. Nuk do jetë KQZ-ja, por një nga palët e interesuara, që në këtë rast pritet të jetë Partia Demokratike që do të bëjë ankimim në Kolegjin Zgjedhor dhe është ky institucion që do të vendosë për mandatet. Pas më shumë se dhjetë vitesh demokratët me aleatët e tyre do të kenë 28 anëtarë në këshillin bashkiak. Ndërsa, socialistët me aleatët e tyre do të kenë 27 anëtarë. PD-ja do të ketë 19 anëtarë, LSI-ja do të ketë pesë anëtarë, PDIU-ja me 2 anëtarë dhe PR-ja dhe PLL-ja me një anëtarë. Ndërsa, Partia Socialiste do të ketë 25 anëtarë gjithsej, ndërsa dy prej tyre do të jenë të aleatëve PDS dhe PSV '91. Vendimi i KQZ-së për mandatet, ndërkohë mban dhe fatin e marrjes së pushtetit të Bashës si kryebashkiak. Kjo, për faktin se ligji parashikon procedura të përbashkëta si për konstituimin e këshillit, edhe betimin e kreut të bashkisë të dalë nga votimet e 8 majit.
(d.b/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Mandatet e këshillit bashkiak të Tiranës, KQZ merr sot vendimin
(d.b/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Mandatet e këshillit bashkiak të Tiranës, KQZ merr sot vendimin