Opozita filmime me castet e deformimit te procesit
Partia Socialiste ka grumbulluar ne menyre elektronike te gjitha filmimet e rinumerimit te votave ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te cilat se bashku me perkthimet perkatese do te dergohen ne institucionet me te rendesishme nderkombetare sic jane Komisioni Europian por edhe kancelarite e vendeve kryesore qe perbejne BE-ne. Nje kopje e te cilave do te dorezohen edhe ne ambasadat kryesore te Perendimit te atashuara ne kryeqytetin shqiptar. Ne kete material filmik te gjate jane perfshire me sqarime te hollesishme te gjitha problemet e kutive te thyera apo te shqyera ku mund te futeshin dhe nxirreshin vota si pasoje e problemeve ne kodin e peste te sigurise. Gjithashtu eshte sqaruar edhe ceshtja e mosrakordimit te shifrave. Por ne kete material ne menyre te hollesishme eshte theksuar se KQZ ka vepruar me standarde te dyfishta pra ndryshe ne raste te tjera e ndryshe ne Tirane. Keshtu eshte permendur rasti i Komunes Kolsh ku diferenca mes dy kandidateve per kryetar komune ishte shume e vogel por numri nuk perputhej me shifrat e fleteve te votimit te gjetura ne kuti. Ne kete komune kishte rreth tete flete votimi me shume sesa zgjedhes. Ne perfundim KQZ nuk e pranoi ankimimin e PS-se per kete rast por Kolegji Zgjedhor ka vendosur perseritjen e zgjedhjeve ne kete komune pasi diferenca mes kandidateve eshte me e vogel se shifrat qe nuk perputhen ne total. E njejta gje ne fakt ka ndodhur edhe ne Tirane ku diferenca mes Bashes dhe Rames eshte 93 vota ndersa shifrat totale qe nuk perputhen jane 870 vota. Por ky proces rinumerimi nxori ne pah nje numer te madh problemesh me situaten paszgjedhore. Kuti ku mungonin flete votimi kuti ku gjendeshin flete nga qendra te tjera kilometra larg por me kryesorja ishin kutite me me shume flete. Gjate rinumerimit te 117 kutive te para te kerkuara nga Partia Demokratike dolen 357 vota me shume sesa njerez qe kishin shkuar te votonin. Ndersa ne shifrat zyrtare te KQZ-se per 485 kuti rezultonin 870 vota me shume sesa votues.