E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenca spanjolle e BE: Bojkoti i opozitës, imazh negativ për Shqipërinë, cenon procesin e integrimit evropian

Liberalizimi i vizave, në pranverë KE dhe qeveria shqiptare do të nënshkruajnë marrëveshjen e “Schengen”- itCristina Gallach, zëdhënësja e Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian thotë se të gjitha vendet e bllokut ndajnë një qëndrim të përbashkët lidhur me situatën politike në Shqipëri, duke dënuar bojkotimin e parlamentit. Ajo shprehet se opozita duhet të mbajë një rol konstruktiv përballë institucioneve në mënyrë që të rruga e Shqipërisë drejt proceseve të integrimit të jetë më e motivuar dhe të konsolidohen përpjekjet që janë bërë deri më tani.   Presidenca spanjolle e Bashkimit Evropian dënon bojkotimin e parlamentit nga ana e opozitës shqiptare, duke thënë se ai cenon procesin e integrimit evropian. Zëdhënësja e presidencës spanjolle Cristina Gallach thotë se një qëndrim të tillë e mbajnë të gjitha vendet anëtare të bllokut. Duke iu referuar qëndrimeve të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, për bojkotin e opozitës duke e quajtur atë të dëmshëm, presidenca spanjolle thotë se nëse Shqipëria kërkon të avancojë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duhet të ketë një situatë politike të qëndrueshme dhe solide. “Partitë politike dhe liderët e tyre duhet të luajnë rolin që u takon brenda institucioneve, përndryshe nuk do të jenë në gjendje të konsolidohen përpjekjet që janë bërë. Nuk ka dallim se cili e udhëheq Bashkimin Evropian, Presidenca rrotulluese apo zonja Ashton, të gjithë u bëjnë thirrje liderëve politike të Shqipërisë që të bëjnë atë që duhet, për të çuar vendin përpara dhe për këtë duhet një qëndrim konstruktiv dhe dialog politik që të punohet brenda institucioneve”, u shpreh zëdhënësja e Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, Cristina Gallach. Përsa i takon procesit të liberalizimit të vizave, zëdhënësja e presidencës së BE, Gallach thotë se pavarësisht se kur merret vendimi i KE në prill apo në maj, puna për realizimin e këtij procesi duhet të fillojë që tani.  Sipas saj edhe nëse Bosnje- Hercegovina nuk do të jetë gati deri në pranverë, për nënshkrimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë me BE, Shqipëria nuk do të pengohet për të hedhur hapin final në këtë drejtim. Presidenca spanjolle u bashkëngjitet kështu pjesës më të madhe të deputetëve dhe politikanëve evropianë të cilët kanë vlerësuar se bojkoti përçon një imazh negativ për Shqipërinë. Bashkimi Evropian edhe më parë ka vlerësuar se mungesa e dialogut politik për shkak të këtij bojkoti është mjaft shqetësuese. Një takim Bashkimi Evropian- Shqipëri pritet të mbahet më 10 maj në Bruksel....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›