Gërdec/Seanca e pajtimit,Mediu kërkon falje

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kërkuar falje në seancën e pajtimit të zhvilluar sot pët tragjedinë e Gërdecit. Lajmi është bërë e dije nga avokati i familjarëve, Andi Kananaj.
Fatmir Mediu, ish ministri i Mbrojtes, aktualisht kreu i Mjedisit është paraqitur sot në Gjykatën e Lartë, në cilësinë e të paditurit për dosjen e bujshme "Gërdeci". Padia është bërë në muajin nëntor nga 12 vjeçari Roxherd Durda, i cili humbi nënën gjatë shpërthimit të 15 marsit në Gërdec, ndërkohë që vetë pësoi dëmtime trupore.
Krahas kësaj padie, Mediu u përball me një padi të dytë depozituar nga Alketa Hazizaj, edhe kjo e dëmtuar e tragjedisë.