E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidencialet ne France. Holande favorit ne garen e socialisteve

Fransua Holande pritet të konfirmohet si kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Francë. Pas votimit brenda partisë një javë më parë, në garë mbetën me 6 për qind diferencë, dy kandidatët, Holande dhe Martin Obri. Sfidanti i Nikolas Sarkozi do të jetë kështu veterani i Partisë Socialiste, një politikan i moderuar.

Në stilin amerikan të zgjedhjeve brenda partisë, që aplikohet për herë të parë në Francë, votuesit zgjedhin mes Holande, që asnjëherë nuk ka mbajtur një post në qeverinë kombëtare, dhe Obri, ish- ministre e Punës, arkitekte e javës 35 orëshe të punës në Francë dhe vajza e ish- presidentit të Komisionit Europian, Zhak Delor.

Socialistët e kanë të rëndësishme zgjedhjen e ardhshme të presidentit të vendit, pasi do të kërkojnë të fitojnë në një garë së cilës nuk ka kanë dalë dot në krye qëkur Fransua Miteran u rizgjodh në Shans Elize në vitin 1988.

Sondazhet tregojnë se votuesit francezë shprehin gatishmëri për të rikthyer në pushtet në majtët, pas pesë vjetësh drejtimi të konservatorit Nikolas Sarkozi, i cili nuk është më shumë popullor, e megjithatë do të kërkojë një mandat tjetër pesëvjecar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›