PS: Nga maji takimet për programin në terren
TIRANË- Sekretari për programin e PS-së Ilir Beqja, në një konferencë për mediat bëri me dije se prej muajit maj takimet e Partise Socialiste me grupet e interesit, për tu njohur më në thellësi të problemeve të shoqërisë shqiptare do të zhvendosen në terren.
“Prej fillimit të muajit maj, për dy muaj rrjesht, takimet dhe diskutimet dhe rrugën tonë të programit do e zhvendosim në të gjithë Shqipërinë, në qytete dhe fshatra. Prej 6 shkurtit kemi organizaur 18 tryeza pr cështje që shqetësojnë vendin dhe shoqërinë tonë. Sali Berisha mund të ofrojë rrënimin dhe alternativa jonë është ‘Rilindja Shqiptare’,- deklaroi Beqaj.
Beqaj theksoi se PS është angazhuar për zgjidhjen e problemeve kryesore kur të vij në pushtet.
“Do ulim barrën fiskale për 95 % të shqiptarëve. Programi ynë për një ‘Rilindje Shqiptare do fuqizojë biznesin vendas, por edhe të lehtësojë investitorët e huaj. Do ofrojë shërbime publike të aksesueshme nga të gjithë dhe vecanërisht shëndetësia dhe arsimi jo vetëm do të jenë cilësore, por në shërbim të atyre që kanë nevojë, dhe jo vetëm të atyre që i kanë mundësitë për të paguar me xhepin e tyre. Fshati mbetet një prioritet yni. Do të vijojmë edhe në dy javët e ardhshme për të mbyllur këtë fazë të parë të komunikimit tme pulikun shqiptar”,- nënvizoi Beqaj.
(el.me/BalkanWeb)