E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet në Francë, Hollande vs Sarkozy

Franca vendos sot për Presidentin e saj të ardhshëm. Janë rreth 46 milionë votues francezë që do ti drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur njërin nga kandidatët në balotazh, mes Nikolas Sarkozi dhe Fransua Hollande.

Sondazhet e fundit para hapjes së qendrave të votimit tregojnë kandidatin socialist, Hollande para presidentit ende në detyrë, Nikola Sarkozi.

Fushata e tyre është zhvilluar me premtimet për papunësinë, emigracionin dhe të ardhmen ekonomike të Francës.

Në apelin final drejtuar 46 milionë votuesve francezë, Sarkozi ka thënë se fitorja e socialistëve do të mund ta çonte ekonominë e dytë më të madhe në Eurozonë në rritje të defiçitit dhe borxhit, sikurse Greqia.

Ndërsa, Holland ka premtuar më shumë shpenzime buxhetore dhe taksa më të larta.

Nëse fiton, Holland do të bëhej presidenti i parë socialist i Francës që nga viti 1995, kur Fransua Miternad ka lënë zyrën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›