Rasmussen: EULEX burime të pamjaftueshme në Kosovë
BRUKSEL- Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX nuk ka “burime të mjaftueshme” ka thënë shefi i NATO-s Rasmusen, duke thënë se aleancës ushtarake I ka rënë e gjithë barra mbi shpinë.
“Të jem i sinqertë, jam shumë i shqetësuar, për faktin se misioni i BE-së, EULEX-i, nuk ka burime të mjaftueshme, që në praktikë, ka domethënje të forte për NATO-n, sepse në këtë mënyrë ndikohen operacionet tona të KFOR-it”,- transmeton agjencia e lajmeve DPA, deklaratën e Anders Fogh Rasmussen dhënë para ligjvënësve të BE-së.
“Ne duhet të ndërmarrim detyrat dhe përgjegjësitë që nuk janë parashikuar, në veçanti në pjesën veriore të Kosovës”,- ka thënë Rasmussen gjatë një debati në Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme në Bruksel.
Shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton reagoi duke thene se BE “është gjithmonë në pozicionin e kërkimit të burimeve më të mëdha për të ndihmuar misionin në veri të Kosovës," kur është pyetur në lidhje me deklaratat e Rasmussenit në nisje te takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. “Ne punojmë shumë ngushtë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe ekipin e tij në planifikimin dhe mundohemi që të mbështesim njerëzit në veri”, ka thënë ajo.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kuçi: KFOR dhe EULEX të bëjnë më shumë