Presidencialet, sonte përballja e parë Obama-Romney
SHBA- Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kundërshtari i tij republikan, Mitt Romney do të përballen sot në mbrëmje në debatin e parë presidencial në Denver Kolorado, në perëndim të vendit.
Sipas sondazhit të fundit nga instituti Gallup, presidenti Obama kryeson me 50 për qind të votave të supozuara kundrejt 44 për qind për Mitt Romney.
Ekonomia dhe punësimi do të jenë temat kryesore të debatit prej 90 minuta dhe pritet të ndiqet nga më tepër se 50 milionë telespektatorë.
"Nuk mund të lejojmë katër vjet më tepër si katër vitet e fundit", deklaroi Romney në Denver.
Presidenti Obama është një orator i talentuar dhe konsiderohet si një nga politikanët më të mirë në historinë e kohërave të fundit. Debatet kanë fituar një rëndësi historike në zgjedhjet presidenciale amerikane. Dy të tjera do të zhvillohen më 16 tetor në Hempstead, Nju Jork dhe më 22 tetor në Boca Raton, Florida
(e.m/BalkanWeb)