E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjet, nis seanca dëgjimore me 9 kandidatët e parë për në KQZ

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka nisur sot seancën dëgjimore me kandidatët për kryetar dhe anëtar të KQZ-së, që në total janë 26.

Në mbledhjen e djeshme u ra dakord që 18 kandidaturat për kryetar dhe 8 për anëtar të kalojnë brenda ditës.

Fillimisht do të dëgjohen 9 kandidatë dhe të tjerët sipas orarit të përcaktuar. 

Dy kandidatët e parë janë Neritan Kalamishi dhe Anton Lleshaj. Sicilit kandidat do t’i drejtohet vetëm një pyetje nga anëtarët e komisionit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›