E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentët: Lëvizja e lirë, themelore për integrimin

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, Presidenti i Kosovës deklaroi se “është borxhi ynë ndaj qytetarëve që të mundësojmë të lëvizin lirshëm dhe të punojnë lirshëm. Obligim ynë është që në cdo shtet tonin të krijojmë mundësi që rendi dhe ligji të dominojë. Andaj mendoj se sot jemi në fund të idesë që në farë mënyrë e kemi arritur një mini-shengen zonë, që ishte parashtruar më parë gjatë takimeve tona në Vlorë dhe Ohër”.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, theksoi se minisamiti ka një simbolikë të vacantë. “Vërtët takimi ka filluar një vit më parë në Vlorë, ka vazhduar në Ohër dhe po vazhdon në qytetin historik të Prizrenit. Po mbahet në Kosovë, e cila ka një zhvillim të djeshëm nga vetëm dy vite më parë. E dimë se dy vite në historinë tonë paraqesin vetëm një pikë uji në oqean, por janë vetem dy vite që Kosova i është bashkuar një ëndrre që quhet - integrimet evro-atlantike. Përpos dialogut, dëshirojmë të ndërtojmë projekte të përbashkëta infrastrukurore”.

Presidenti Topi theksoi se rruga Durrës-Kukës-Prishtinë si dhe akset që lidhin Shqipërinë me Malin e Zi janë jetike për komunikimin në rajon.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, pasi e vlerësoi takimin si tepër të përzemërt dhe konstruktiv theksoi se “Maqedona dhe Kosova e zgjidhën cështjen kontestuese rreth kufirit, vendosëm marrëdhënie diplomatike. Kemi hapur ambasada, kemi nënshkruar gjashtë marrëveshje bilaterale, presim edhe pesë. Korniza ligjore midis dy shteteve po përfundon dhe të gjitha cështjet po i zgjidhim institucionalisht”.

Ivanov ftoi tre homologët e tij që të jenë në vitin e ardhshëm në Ohër, ngase aty, në takimin e fundit, nuk ishte Presidenti malazez, Filip Vujanoviq.

Ndërsa Presidenti malazez, Fili Vujanoviq, duke folur për lëvizjen e lirë të qytetarëve theksoi se tashmë katër vendet kanë themeluar një mini-shenegen zonë që është themelore për integrimet evropiane.

Të katër Presidentët shprehën dëshirën e tyrë që këtij bashkëpunimi rajonal t’i bashkangjiten dhe Presidenti grek dhe ai serb.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›