Corriere della Serapër bregdetin shqiptar:Tokë më bukuri të rralla
TIRANE- “Shqipëria nuk është një vend për persona me fizik të dobët. Të shkosh në Shqipëri për të kaluar pushimet verore do të thotë të kesh shpirtin e aventurierit, që do të thotë kureshtar, i gatshëm, por jo profesionist”. Kështu shkruan sot Corriere della Sera në një artikull kushtuar bregdeteve shqiptare. “Shkoni të zbuloni një tokë që fsheh bukuri të rralla, detin transparent, plazhe të virgjëra, pyje, lumenj, male dhe site arkeologjike, sigurisht pa harruar edhe një transport urban, i cili shtrihet në një mënyrë të crregullt. Ky është limiti i zhvillimit të demokracive të reja dhe të dobëta”, - shkruan faqja në internet e gazetës italiane. Një tjetër aspekt pozitiv, por shumë i rëndësishëm është se sot Shqipëria është një vend i sigurtë.
“Rreziku për tu bërë pre e ndonjë grabitje të mundshme nuk është më i madh se ato që ndodhin në Itali. Shqiptarët janë më bujarë dhe të gatshëm për të dialoguar. Shumë prej tyre kanë mësuar italisht duke parë tv, ndërsa të rinjtë e mësojnë me dëshirë sëbashku me anglishten”.
Gazeta shkruan gjithashtu se itinerari bregdetar nis nga Vlora, për të vijuar më pas në Sarandë, që cilësohet edhe si Rimini i Shqipërisë dhe më pas Korfuzi në territorin grek. Kjo është pjesa që ka gjire të shumta me rërë, gurë dhe ujëra të qarta blu. Mes këtyre bukurive përrallore ish diktatori Enver Hoxha ka mbushur territoret me bunkerë me qëllim për mbrojtjen nga armiqtë. “Fatkeqësisht një xhungël prej bunkeri”,- shkruan gazeta. Sajti italian thekson se për tu vizituar ia vlen të shkohet edhe në Gjirokastër, qyteti i gurtë, një prej shembujve më domethënës të arkitekturës shqiptare.
(m.a/News24/BalkanWeb)