E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin punimet për rehabilitimin e sheshit "Nënë Tereza"

Në ceremoninë e nisjes së punimeve, kryebashkiaku Edi Rama premtoi se ky shesh do të transformohet dhe do të jetë një hapësirë cilësisht urbane.

“Do të ketë një konkurs për sheshin “Nënë Tereza”, për të bërë të mundur që me rehabilitimin e rrugës së parkut të Liqenit dhe me domosdoshmërinë që të lehtësohet lëvizja e makinave dhe qytetarëve në rrugën e hyrjes në park në pjesën pas sheshit ‘Nënë Tereza’, si dhe për të bërë të mundur që edhe vetë sheshi ‘Nënë Tereza’ të jetë lehtësisht i kalueshëm, lehtësisht i pastrueshëm dhe njëkohësisht i transformuar në një hapësirë urbane”, tha Rama.

Sipas tij, kjo është një ndërhyrje e kërkuar nga qytetarët e Tiranës dhe kjo kërkesë e tyre po plotësohet.

Tashmë në sheshin “Nënë Tereza” po operohet me vënien e pllakave të reja, ndërkohë që punimet po zhvillohen paralelisht me ato në sheshin “Skënderbej”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›