Presidenti, Arvizu takon Ramën më pas edhe Berishën

Menjëherë pas dështimit të raundit të dytë të votimit për presidentin e ri të vendit, Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu i është drejtuar selisë rozë ku është takuar me kryesocialistin Edi Rama.
Në një prononcim për mediat pas takimit me Ramën, ambasadori Arvizu ka vlerësuar përpjekjet e dy palëve, si të socialistëve dhe të demokratëve për një kandidat zyrtar.
“Mendoj se Rama dhe PS meritojnë vlerësimin që nuk po institojnë që kandidati t`i përkasë së majtës. Berisha meriton vlerësimin që ka bërë të qartë se ka kandidat dikë me të cilin ndihet komod për të punuar dhe nuk përfaqëson interesat e ngushta të partisë. Të dy palët po përpiqen për të nxjerrë një kandidat”, tha Arvizu.
Ndërkohë pas takimit me liderin e opozitës, ambasadori Arvizu i është drejtuar kryeministrisë ku është takuar edhe kryeministrin Sali Berisha. Mendohet se sërish kryefjalë e takimit do të jetë zgjedhja e presidentit të ri të vendit.