E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, Arvizu takon ish liderin socialist, Nano

Ish-kryetari Nano dhe ambasadori amerikan, Arvizu

TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka takuar për herë të dytë në një periudhë të shkurtër, të vetëofruarin për postin e Presidentit të Republikës, ish liderin socialist, Fatos Nano.

Takimi po mbahet në një nga lokalet e kryeqytetit. Takimi vjen një ditë para seancës parlamentare, kur pritet të caktohet edhe data e zhvillimit të raundit të tretë të votimit në Kuvend për presidentin.

Nëse edhe ky raundi dështon, atëherë shanset për një kandidat konsensual janë të pakta. Pas raundit të tretë, Presidenti mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë, me 71 vota.

Maxhoranca dhe opozita, nderkaq ende nuk kane gjetur dakordesin per nje kandidat konsensual. Opozita ka hedhur poshte kandidaturen e paraqitur nga maxhoranca, gjyqtarin Xhezair Zaganjori, duke e konsideruar nje emer qe nuk ka ardhur si pasoje e nje procesi mes pozites dhe opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›