Venusi dhuron spektakël për herë të fundit deri në 2117

Venusi duke kaluar transit mes Diellit dhe Tokës
Vrojtuesit e yjeve rreth e qark globit u mblodhën për të parë një nga ngjarjet më të radha astronomike. Ata kanë parë sot kalimin transit të Venusit, i cili hyri mes Tokës dhe Diellit. Që një ngjarje e tillë të përsëritet duhet pritur edhe 105 vjet të tjera.
http://www.youtube.com/watch?v=-nXv9YvkNyA
Transiti i Venusit ndodh dy herë në tetë vjet por duhet më shumë se një dekadë që të ndodh një cikël i tillë.
Gjatë kalimit Venusi dukej si një njollë e zezë që lëvizte në sipërfaqen e Diellit. Kjo zgjati për gati 18 minuta.
Për astronomët kjo nuk ishte thjeshtë një spektakël i radhë planetar. Ishte gjithashtu një ngjarje e cila mund të përhapë kuriozitetin për universin.
Sul Ah Chim, kërkues nga Instituti i Astronominë në Korenë e Jugut thotë se shpreson që kjo të bëjë që njerëzit të shohin jetë me një perspektivë më të gjatë dhe të mos paken me problemet e e vogla të përditshme.
Kur mendon për këtë në kontekstin e universit, 105 vite janë një periudhë shumë e vogël dhe Toka është vetëm një imcak blu, shprehet ai.
Kalimi transit i Venusit për herë të fundit ndodhi në vitin 2004 ndërsa para kësaj kishte ndodhur në vitin 1882.
Venusi është një planet shumë i nxehtë dhe është një nga dy planetët më të afërta me Tokën. Ky ishte transiti i shtatë që prej vrojtimit për herë të parë të këtij fenomeni në shekullin e XVII. /F.S/



