E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Barak Obama shkon ne shtetin e Miciganit

Presidenti Barak Obama shkon ne shtetin e Miciganit per te mbajtur nje fjalim lidhur me krijimin e vendeve te punes ne nje shtet ku ritmi i papunesise e tejkalon mesataren ne shkalle vendi.

Zoti Obama do te flase ne uzinen qe prodhon bateri per makinat hibride dhe ato elektrike. Uzina ka marre nje fond prej 3 milione dollaresh nga qeveria federale dhe shpreson te krijoje 150 vende te reja pune ne Micigan dhe ne shtetin fqinj te Wisconsinit. Niveli i papunesise ne Micigan eshte 105 per qind krahasuar me ate ne shkalle vendi prej 91 per qind.

Pas Miciganit Presidenti do te shkoje ne Nju Jork per dy aktivitete per grumbullimin e fondeve per fushaten elektorale. Zoti Obama pritet te kandidoje per nje mandat te dyte.

Nje anketim i gazetes The Washington Post ku u perfshine 600 njerez tregonte se amerikanet jane te shqetesuar me udheheqjen e vendit pas betejes se zgjatur lidhur me rritjen e tavanit te borxhit. Rreth tre te katertat e te anketuarve thane se kane pak besim qe Washingtoni do te jete i afte ta permiresoje ekonomine e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›